Një vetëvrasje pas dënimit për përdorim droge dhe “Escobari” i pakapshëm

Postuar në 04 Janar, 2017 15:35

Prindërve do t’u mbeten vetëm lotët dhe të kapin kokën me dorë. Ky është rasti më I fundit që të kujton si zile alarmi se ku jeton. Rasti i Estref Halilit, 22 vjeçarit nga Kolonja e Lushjnes që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës ka marrë jehonë. Pa marrë asnjë pozicion për të vërtetën e ngjarjes, një gjë kuptohet fare qartë: ky shtet bën të kundërtën e riedukimit.  Historia e Halilit është ulëritëse kur sheh se Klement Balili, njeriu I tonaletave të drogës nuk “po kapet dot”, e ndërkohë një 22 vjeçar prangoset për një cigare. Padyshim që ligji nuk duhet realitvizuar, por pas çdo ligji qëndron një masë dhe një interes sociale, përndryshe nuk do kishte kuptim rishikimi I tyre.  

AbcNews raporton se historia e këtij djaloshi është me të vërtetë e dhimbshme dhe pajton një “gabim” si konsumi i hashashit me padrejtësinë që është ngritur në piedestal.

Prindërit e tij, Hartjan dhe Entela Halili, thonë se në burg duhet të ishin persona që transportojnë drogë me kamiona dhe jo djali i tyre që u kap me cigare hashash. Pas futjes në burgun e Rrogozhinës, i fundit që e takoi ishte vëllai i tij. Sipas tij Estrefi ka qenë i heshtur, por ka shfaqur zemërimin pse ishte arrestuar përsëri për konsum të lëndëve narkotike. Dënimin e parë i riu e kishte marrë kur ishte 18 vjeç me pesë vjet burgim për konsum të lëndëve narkotike. Arriti të kryente dy vjet e gjysëm, dhe në shkurt të 2016-ës është liruar nga burgu i Kosovës së Lushnjes. Me 22 dhjetor 2016, Estref Halili arrestohet për herë të dytë. Përsëri për një cigare hashash dhe një thikë të cilat iu gjetën në automjetin e tij nga policia. Në burgun e Rrogozhinës 22-vjeçari ishte në pritje të marrjes së dënimit. Sipas familjarëve dhe shokëve të viktimës, shpesh herë Estrefi ishte nën shënjestrën e policisë. Atij i bëheshin kontrolle të shumta sa herë ndeshej në rrugë nga policia. Halili u gjet i vetëvarur me litarin e tutave të sportit që i mbante veshur në banjon e dhomës së burgut Rrogozhinë mbrëmjen e së martës nga shokët e tij

raporton AbcNews.

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/79400

Histori tipike shqiptare ku hyn cinizmi I policëve të zonës, pafuqia për të kundërshtuar diçka në marrëzinë e 5 viteve burg vetëm për konsum hashashi. Po t’i besojmë këtij raportimi lexojmë se Halili ka patur me vete një thikë. Natyrisht një veprim që ngacmon policinë të kryejë detyrën, por ama kjo përndjekje që çon në vetëvrasje është e pafalshme. E patolerueshme edhe për një shtet gjytyrym si ky i yni, që vetëm pak muaj më parë liroi me vendim gjykate Ismail Morinën i ndaluar me dy pistoleta. Arsyeja: është Patriot. Po kështu asgjë nuk ndodhi me ata që kishin lënë të lirë atë sëmurin mendor nga Palasa që vrau nipin.

Sot ministri i Brendshëm doli e u mburr për arritje dhe siguri. Çfarë sigurie është kjo kur një 22 vjeçar vret veten? Apo do justifikohemi me fjalët e kryeministrit: Kjo ndodh edhe në vende të tjera. Padyshim që ngjarja ka version zyrtar dhe duhet zbardhur, por një jetë iku. Dhe duke parë se Halili nuk është proçeduar për gjë tjetër pos përdorim bimësh narkotike, vdekja e tij është përgjegjësi edhe e këtij shteti. Patjetër që po. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.