Një shembull i kundërvënies ndaj invadimit të teknologjisë në sferën private

Postuar në 04 Janar, 2017 11:37

Para disa javësh nga Rusia u transmetua një kronikë që fliste për zhvillimin e një softi për njohjen e fytyrave dhe krahasimin e tyre me imazhin e regjistruar në VK, që është Facebook rus. Një shkrepje fotografie nga një smartphone dhe softi mandej bën kërkimin në VK duke identifikuar se me kë përputhet fotografia e shkrepur. Rezultati: me anë të fotos zbulohet identiteti i personit, ose më saktë identiteti me të cilin ai ka vendosur të regjistrohet në rrjetin social.

Face Recognition – pra njohja e fytyrës, fotografimi i saj  është tashmë praktikë edhe nga Amazon në dyqanet e veta, apo nga Facebook që kërkon fotot për të realizuar “etiketimin” – Tag .

Siç mund të jetë kuptuar ndërgjegjësimi për privatësinë sa vjen edhe zgjerohet dhe kjo e drejta e pakufizuar e rrejeteve sociale apo qendrave si Amazon për të vjedhur imazhin, ruajtur të dhënat e tij në bazë të dhënash, e mandej me siguri për ta përdorur atë, duhet të marrë fund. Dhe një gjë e tillë realizohet nga reagimi. Një artist në Berlin, Adam Harvey, mendon se ka një mënyrë të thjeshtë për ta komplikuar punën e këtyre tiranëve të kohëve moderne. Projekti Hyperface që ai sugjeron përfshin modele të printuara mbi flokë apo rroba që kanë tipare njerëzore e të cilat kompjuterët I lexojnë si fytyra të vërteta.

Më parë Harvey përmes projektit të tij. CV Dazzle, synonte të shmangte face recognition përmes një estetike të caktuar make up dhe stilizimi të flokëve që e bënin të pamundur njohjen.

Këtu kemi të bëjmë me ndikimn e madh të teknologjisë në jetën e secilit, pasi përveç invadimit thuajse atomik të saj, teknologjia po kushtëzon edhe konkluzionet e kërkimeve shkencore, duke ndërhyrë në etikën e tyre.

P.sh Harvey, siç raporton “The Guardian” listoi të dhënat nga 47 kërkime me natyrë kademike dhe tregëtare që deklaarojnë se janë të aftë të zbulojnë vetëm nga një foto që jep 2.5% të imazhit “personalitetin” dhe prirjen e individit. Një formë buzësh mundet të jetë premisë që dikush të klasifikohet “shkencërisht” kriminel apo me prirje pedofilie. Një çmenduri e vërtetë që e bën Lambrozin të duket oshënar i vërtetë. 

https://www.theguardian.com/technology/2017/jan/04/anti-surveillance-clo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.