Në Parajsën Europiane të Kanabisit: Në fillim është Pazari, pastaj…populli

Postuar në 04 Janar, 2017 14:27

Edi Rama ka shpërndarë sot një video me protagonist – qytetarë që kanë vëmendjen e qeverisë – duke dëshmuar sesi kjo mazhorancë I mban premtimet.

Këtu:

mund të shikohet videoja publicitare e kryeministrit.

Nuk është e vështirë që në një periudhë pushteti 4 vjeçar, edhe ai përpara se Shqipërisë t’i ndrinte fati me Rilindjen, të gjesh shembuj pozitivë ndryshimi dhe transformimi. Por si çdo material televiziv dhe tashmë online, ky fragmentim I realitetit, në mos “fake neës”, është manipulim. Ai nuk paraqet as të vërtetën e vetë kryeministrit, por atë që duhet treguar tani që hyjmë në fushatë. A ka vallë shpërdorim më të madh lirie dhe të drejtash sesa kjo sjellje me realitetin? Të kujtojmë atë që thoshte Pasolini për natyrën antidemokratike të televizionit, të kamerës së fiskuar në një podium a në një skenë, pas së cilës ndërtohet një audiencë që zbret vertikalisht poshtë në rolin e dëgjuesit dhe pësuesit, të atij që admiron e duartroket.

Përpara se kryeministri të mburret se ka përmbushur premtimet si ato që rendit në materialin video, e që janë paguar me paratë tona, është mirë të pranojë se në krye të listës qëndrojnë detyrimet e shprehura dhe të pashprehura të koalicionit. Vini re në këtë kronikë:

kur flitet për Kartën e Parimeve të Bashkëqeverisjes. Çfarë terminologjie! Parimet e Bashkëqeverisjes!

Parimet e Bashkëqeverisjes së këtij koalicioni ne i dëshmuam të gjithë me pëshpëshet dhe intrigat që kulmuan me çështjen “Doshi” dhe CEZ. Me ecejake e takime të fshehta, me intervista shantazhi e kërcënime për dorëheqje. Me përgjime e me mosarrestime. Kjo është bashkëqeverisja e dy klaneve në atë që “Deutsche Welle” vetëm pardje e cilësonte si Parajsa Europiane e Kanabisit(http://www.dw.com/en/albania-europes-cannabis-paradise/a-36983338).

Secili është i lirë të besojë rrëfenjat e pushtetit, apo ato të opozitës. Në një vend ku gënjeshtra është interes është e vështirë që një ligjërim kaq i përmbysur të pësojë erozion. Por ka një mundësi të artë që ende nuk është goditur: Vota është e fshehtë. Pse është e tillë ajo detyron një arrogant si kryeministri shqiptar, një dikush që shpallet i majtë e që sillet dhe frekuenton mjedise mondane, që nuk lë rast pa treguar se më shumë sesa historinë e Shqipërisë njeh detajet e “dyerve të mëdha”, në shkëlqimin e paqenë dhe të rremë të të cilave mesa duket kërkon që të aderojë edhe vetë, të jape këtë shfaqje përkujdesjeje për popullin. Një paradoks ky që nuk i shqitet një vendi të telendisur si Shqipëria që këtë vit ka mundësi që t’u ofrojë edhe Jagauarë zyrtarëve të vet. Vota pra apelon sot për një tjetër përgjegjësi, trajtimi i saj ndryshe nga zgjedhjet e mëparëshme do të mundësonte sadopak oksigjen në këtë kënetë ku shushunjat janë shtuar shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.