Hitleri ka filluar të shitet mirë në Gjermani

Postuar në 03 Janar, 2017 17:38

Hitleri ka nisur të shitet mirë në Gjermani. Aq sa edhe rrjeti BBC i ka lënë hapësirë kësaj prirjeje të lexuesit gjerman që sinjalizon simpatinë për të djathtën ekstreme.m

“Rreth 85 mijë kopje të manifestit nazist anti semitik, “Mein Kampf” janë shitur”, citon BBC-ja, Andreas Wirsching, drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih. Në fund të janarit del në qarkullim edicioni i gjashtë dhe ai është i pajisur me shënime nga studiuesit.
http://www.bbc.com/news/world-europe-38495456
Ndonëse janë shifra jo shumë të mëdha ato shihen me shqetësim. Gjermania ka një problem serioz me historinë dhe në disa raste është tentuar që të gjendet faji Luftën II Botërore te personi i Hitlerit. E djathta po njeh rritje në Europë, por nuk është e qartë nëse kjo është prirje e momentit që ka të bëjë me krizën dhe refugjatët, apo kemi të bëjmë me një zhvillim që do të reflektojë ndryshime të mëdha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.