ISIS merr përsipër sulmin e përgjakshëm në Stamboll (Video)

Postuar në 02 Janar, 2017 10:56

Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në klubin Reina të Stambollit, ku mbetën të vrarë  39 persona dhe u plagosën 64 të tjerë. Shteti Islamik e quan autorin e masakrës si një ushtar të kalifatit. Autoritetet kanë arritur në përfundimin se autori është një i ri  rreth 25 vjecc, ndërsa fakti që nuk fliste mirë turqisht hedh dyshime se origjina e tij mund të jetë Kyrgyzstani ose Uzbekistan. Më herët kurdët e PKK e kishin bërë të qartë se nuk kishin asnjë lidhje me sulmin.

Policia ka publikuar foto të autorit ashtu sicc janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit të natës, edhe pse tiparet e fytyrës nuk duken qartësisht. Sipas asaj që është publikuar sot nga gazeta Milliyet terroristi ka zbrazur plot katër karikatore, duke qëlluar në kokë edhe të plagosurit që kishin rënë në dysheme. Dëshmitarë okularë thanë se ai ishte i qetë dhe i qeshur, ndërsa gjatë vrasjes thirri shumë herë "Allahu Ekber"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.