Mesazhe dhe luftë nervash(jo vetëm) në lidershipin e ShBA-së

Postuar në 01 Janar, 2017 10:53

Një lëvizje simbolike nga tre senatorë republikanë paralajmëron se presidenca e Donald Trump nuk do të jetë e lehtë. Sidomos nëse ajo parashikon marrëdhënie të reja dhe kompromise me Rusinë. Senatori Jon McCain, një nga kundërshtarët kryesorë të Trump, drejtues i Komitetit për Forcat e Armatosura, ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me trupat ukrainase. Ai ka postuar foto të veta në shoqërinë e dy senatorëve të tjerë, Lindsay Graham dhe Amy Klobuchar, me ushtarë ukrainas në fshatin Shyrokine.

Ne jemi në krah të tyre në luftën kundër agresionit të Putin”, shkruan McCain në Twitter.

McCain është një politikan që ka mbështetur përherë aksione të forta në politikën e jashtme, por kjo vizitë synon të japë një sinjal për Trump i cili po ecën në kursin e marrëveshjeve me Rusinë edhe me koston e konçesioneve si Ukraina apo edhe Siria.

http://www.usatoday.com/story/news/2016/12/31/mccain-visits-frontline-uk...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.