"Do edhe milionat, do edhe karrierën në parti". Bën edhe moral...

Postuar në 29 Dhjetor, 2016 22:46

Besnik Aliaj, këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, deklaroi sot se do të jepte dorëheqjen nëse miratohej plani urbanistik i Tiranës. Aliaj ka bërë të alarmuarin duke e kritikuar atë. Mirëpo Veliaj ka reaguar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke dhënë këto sqarime që kompromentojnë moralin e fabulës së treguar nga këshilltari demokrat:

Në qoftë se ka qenë 4 orë emision dhe ndihet i sqaruar dhe e ka sëkëlldi të vijë dhe të votojë pro ky është problem tjetër, nuk mund të quhet ky kërcënim. Në qoftë se është sot konsulenti i qeverisë dhe këtë gjë që bën Boeri për Tiranën, për 400 mijë euro e bën Besnik Aliaj për Shkodrën dhe këtej shitet si opozitar dhe këtej ha bukën e qeverisë, ky është problemi i tij, nuk është problemi im. Pra, në qoftë se ju e quani këtë kërcënim, pra një njeri që është paguar më shumë sesa Stefano Boeri 400 mijë euro dhe ky është eksperti juaj kryesor, ka qenë dje 3 orë në mbledhje, nuk ka pasur asnjë hezitim”, tha Veliaj gjatë reagimit të tij   

Ky është një njeri që sapo bëri edhe projektin e Liceut të Bashkisë së Tiranës. Ky është një njeri, i cili në të gjitha e-mail-et që kam këtu, meqë për transparencë, të gjitha këto me jeshile janë ftesat e tij personalisht. Tani, studio “Metropolis” dhe universiteti “Polis” deri më sot, vetëm për diskutim publik në Bashkinë e Vlorës është paguar 26 mijë euro. Tani nëqoftëse kjo transparencë , ai e quan kërcënim, unë atij, rruga mbarë, ju e keni, por deri tani me të gjithë ato që ju llogarita ka fituar 500 mijë euro punë publike nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, drejtuar nga zoti Edi Rama.

Bëhet një aludim sikur ky është kërcënuar, pikërisht se nuk është prezent të vijë prezent dhe do t’ja them në sy. Më duket hipokrizi që pasi merr gjysmë milioni euro nga taksapaguesit, pasi nuk e ke kaluar planin e Shkodrës, pasi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës e ka nxjerrë me shkelma nga bashkia sepse edhe pse jeni të së njëjtës parti përpara interesit publik, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk mund të vendosë gjysmë milion euro te Besnik Aliaj dhe në momentin që kjo hipokrizi del sheshit, kjo nuk mund të quhet kërcënim. Jam gati t’i ofroj mbrojtje nga kushdo, por ky nuk është kërcënim, të bësh transparencë sesi anëtari juaj, i vetmi urbanist që keni, pasi merr gjysmë milionë euro nga qeveria refuzon të vijë në këtë debat, atëherë do të thotë që qenka pro, ose i vjen turp. Unë e kuptoj ai është një arrivist, i cili do edhe milionat, do edhe karrierën në parti, kam më shumë respekt për ju, që pavarësisht se çfarë thoni në drejtimin tim, i pranoj si pjesë e gjuhës politike. Por, të paktën ju keni integritetin që nuk hani edhe bukën e qeverisë  edhe vini pastaj dhe pështyni në darkë, të paktën jeni konsistent

http://www.syri.net/politike/25994/veliaj-besnik-aliajt-opozitar-qe-te-p...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.