Paradë naziste e nxënësve të një shkolle në Tajvan (Video)

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 12:49

Drejtori i një shkolle në Tajvan është dorëhequr pas reagimeve që shkaktoi një paradë e nxënësve të shkollës me temë nazizmin. Fotot dhe videot e publikuara në internet tregojnë nxënësit shkollës të veshur me uniforma naziste, duke tundur pankarta me kryqin nazist, në festimet për 62 vjetorin e hapjes së shkollës.

Një mësues, i cili gjithashtu mori pjesë në paradë shfaqet duke bërë përshëndetje naziste, përpara një tanku me karton. "Po vjen Hitleri, përshëndeteni, përndryshe do t’ju arrestojnë ose do t’ju fusim në dhomat e gazit”-ishte një prej thirrjeve. Pas kritikave Cheng Hsiao-ming, drejtor i shkollës kërkoi falje për lejimin paradës dhe dha dorëheqjen.

 "Unë kërkoj falje për viktimat dhe nga njerëzit ...", tha ai duke premtuar se do të vendosë sanksione mbi zyrtarët e shkollës.

Zyra Financiare dhe Çështjeve Kulturore e Izraelit në Taipei e cilësoi si “tronditës" incidentin. Ambasada e Gjermanisë në Tajvan tha se nxënësit nuk arrijnë të kuptojnë se simbolet naziste përfaqësojnë shtypjen e njeriut. Edhe Ministria e Arsimit të  Tajvanit kërkoi falje gjithashtu  dhe kërkoi nga shkolla të marrë iniciativa për të përmirësuar arsimimin e nxënësve në fushën e historisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.