Daçiç zgjon serbët: Më mirë me Trump, por mos prisni që ai të kthejë Kosovën

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 15:48

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë për një television vendas, se është pozitive fitorja e Donald Trump në SHBA, por asnjë nuk duhet të presë se ai do t’ia kthejë Kosovën Serbisë.

Fitorja e Trump do të thotë se Serbia do të ketë mundësi më të mira sesa gjatë administratës së Obamës dhe Clinton, sepse Trump ka bërë të ditur një qasje të ndryshme të SHBA-së ndaj krizave botërore dhe mendon se nuk duhet të përfshihet në të gjitha duke vepruar si xhandar i botës, imponuar konceptet e tij. Dhe ai përmend shepesh si shembuj Ballkanin dhe bombardimin e Serbisë. Por nuk duhet të presim ndryshimet që përmenden në media si p.sh ai që Trump do t’I kthejë Kosovën Serbisë

tha Daçiç për “Tv Pink”. Ai ka vlerësuar si mik personal Sergei Lavrov, duke cilësuar se Rusia e ka ndihmuar disa herë Serbinë në ballafaqimet në OKB. 

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=12&dd=28&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.