Përplasja SHBA-Izrael, akuza se Obama nxiti rezolutën pro Palestinës

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 09:14

Miratimi i rezolutës për ndërprerjen e aktiviteteve izraelite në territoret palestineze, duket se është kthyer në mollë sherri mes Shteteve të Bashkuara dhe Jeruzalemit. Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar publikisht se kanë prova se miratimi i rezolutës në OKB është i orkestuar nga presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amrikës, Barack Obama. Zëdhënësi i kryeministrit Netanyahu, David Keyih, në një intervistë për Fox Izraelit tha se administrata izraelite kishte informacion nga burimet arabe se presidenti amerikan Barack Obama është investuar personalisht për zgjidhjen, edhe pse SHBA abstenuan në këtë votim.

Ne kemi informacione mjaft të fortë nga burime si në botën arabe dhe në vende të tjera për një presion të qëllimshëm të ushtruar nga Shtetet e Bashkuara që praktikisht ndihmoi për të miratuarrezolutën

tha Keyih.

Disa orë më vonë, ambasadori i Izraelit në SHBA, Ntermer Ron shkoi një hap më tutje duke thënë se  të dhënat që disponojnë do t’ia prezantojnë ato qeverisë Trump.

Ne do të paraqesim detajet e qeverisë së re nëpërmjet kanaleve përkatëse. Nëse ata do duan  ta ndajnë me popullin amerikan, janë të mirëpritur

tha Ntermer për CNN.

Më herët kryeministri  Netanyahu tha se Izraeli do të injorojë dispozitat e rezolutës së miratuar në OKB: 

Dua të siguroj izraelitët se rezoluta që u votua në Kombet e Bashkuara është e shtrembëruar, e turpshme, por ne do ta harrojmë

tha Netanyahu.

Pas zemërimit të Izraelit për miratimin e rezolutës së OKB-së presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili ishte përpjekur në mënyrë indirekte për të parandaluar rezolutën deklaroi në Twitter se  "OKB-ja ka potencial të madh, por aktualisht është vetëm një klub i dhe mirëqeniene. Shumë e trishtuar!"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.