Erdogan: Kemi dëshmi dhe foto se SHBA mbështet ISIS

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 19:34

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se ai ka prova se forcat e koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin e SHBA kanë mbështetur organizatat terroriste, duke përfshirë ISIS dhe organizatat kurde YPG dhe PYD kurde.

"Na akuzuan se mbështesim Daesh (ISIS)", tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara. "Tani u sigurojnë mbështetje organizatave terroriste, duke përfshirë Daesh, YPG dhe PYD. Në mënyrë të qartë. Ne kemi dëshmi në imazhe, foto dhe video", -deklaroi Erdogan.

Ndryshimi thuajse 360 gradë i Turqisë në raportet me Shtetet e Bashkuara vjen në një kohë kur Ankaraja ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet me Rusinë dhe Iranin në kuadër edhe të planit për Sirinë. Atentati ndaj ambasadorit rus në Ankara duket se i ka forcuar edhe më shumë aleancën turko-ruse që bie ndesh me interesat amerikane në rajon. Kjo deklaratë vërteton se ndryshimet gjeopolitike po krijojnë një raport të ri forcash në politikën globale, ku Shtetet e Bashkuara janë edhe më konfuze pas zgjedhjes së Donald Trump.

http://www.huffingtonpost.gr/2016/12/27/eidhseis-diethnes-erdogan-usa-st...

Comments

Submitted by pershendetje (not verified) on

A di per cfare me vjen keq ?
Qe mediat shqiptare srz nuk i kuptojne fare gjerat i japin ashtu sic u vjen
...
sidomos kur vjen puna te ceshtjet nderkombetare..

ky zotria pse ia dha amerikes inxhirlikun per bazen em te madhe kur ben nje akuze te tille
po jua them une pse
tashi Erdogani po luan lojen e Rusise ose eshte loloja i rusise
Rusia me kete vudallain sulmon ameriken
nuk me del me komenti per ta sqaruar kete pune

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.