Vuçiç mbledh serbët e Kosovës: Politikë unike kundër shqiptarëve

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 12:51

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimet e dëmshme nëse dëshirojnë të marrin pjesë në atë që quhet politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Drejtoi i zyrës serbe Marko Gjuriq u tha gazetarëve se kryeministri Vuçiç i ka porositur serbët e Kosovës se vendimet e tyre duhet të jenë unike dhe se Mirjana Jevtiç, ministre e administrimit të pushtetit lokal , e cila u emërua në këtë post në vend të Ljubomir Marçit, duhet të tërhiqet. Vuçiç tha se konflikti kishte ndodhur pas ndërhyrjes së faktorëve të huaj dhe shqiptarë, duke shtuar se çështja do të zgjidhet përfundimisht më 26 dhjetor.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindjeve, por me konsensus. Ata që vetë dhe pa Qeverinë e Serbisë morën vendimin politik për shkarkimin e Ljubomir Maric duhet që deri më 31 dhjetor tërheqin vendimet e tyre të dëmshme”-theksoi ai.

Në takim me kryeministrin serb ishin deputetët e Listës Serbe, përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave serbe , por jo ministrja Jevtiç  raporton  B 92. Serbët e Kosovës kanë ngrirë pozitat e tyre në Kuvend dhe qeverinë e Kosovës, me kalimin e legjislacionit të Trepçës, ku Kosova mori përsipër të gjitha pasuritë e minierës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.