Rrëzohet avioni rus në Detin e Zi, fluturonte drejt Sirisë (Video)

Postuar në 25 Dhjetor, 2016 11:21

Një avion ushtarak rus i tipit TU-154 me 84 persona në bord dhe 8 anëtarë të stafit u rrëzua në Detin e Zi, pak minuta pas ngritjes së tij nga aeroporti i Soçit. Në të udhëtonin gazetarë, personale ushtarake dhe 64 muzikantë dhe valltarë nga ansambli i ushtrisë. Avioni do të ulej në bazën ushtarake të Hmaimim të Sirisë. Burime nga Sputnik thanë se dyshimet e para janë për një defekt teknik apo gabim njerëzor të pilotit pasi kushtet atmosferike ishin normale për fluturim. Ndërsa siç raportoi agjencia "Interfax" avioni humbi nga radarët menjëherë pas ngritjes në fluturim dhe nuk lëshoi sinjal in SOS.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.