“One Billion Project Financing”, qeveria fut turqit në vallen e konçesioneve

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 18:25

Një nga praktikat më të shumëdiskutuara që ka ndjekur qeveria në investimet publike është ajo e dhënies së shërbimeve me konçesion, jo më shumë për bashkëpunimin me sektorin privat sesa për klientelizmin që ka shoqëruar këtë proces. Gjithsesi qeveria duket e vendosur të mos heq dorë nga kjo praktikë madje të shtrijë bashkëpuniumin përtej fashës vendase të biznesit, duke operuar madje edhe me kritere politike në përzgjedhjen e investitorëve të huaj që do të marrin në dorë shërbimet apo punët publike. Kështu biznesit turk i është bërë ftesë e hapur të marrë pjesë në konncesionet që planifikohen të jepen për përfundimin e rrugëve apo dhe sektorë të tjerë.

Siç bëri të ditur Ministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi në muajin janar të vitit 2017 qeveria do të lançojë projektin “One Billion Project Financing”, i cili sipas saj është i orientuar kryesisht drejt infrastrukturës, shëndetësisë, edukimit dhe turizmit. Duke iu drejtruar anëtarëve të Dhomës së Tregëtisë Shqipëri –Turqi, Ikonomi tha se  projektet që do të financohen duhet të jenë serioze dhe të mbartin me vete sa më pak risk në momentin që ato zbatohen.

Siç e shihni, perspektiva e PPP ka hapësirë sepse nga njëra anë është ideja dhe nga ana tjetër është hapësira që ne kemi sepse aktualisht nga fondi 5 % i të ardhurave tatimore të vitit paraardhës janë përdorur midis masës 2-2.5 për qind. Kështu që, thirrja është e hapur për bashkëpunime të ardhshme

tha Ikonomi

Për këtë projekt, qeveria shqiptare duket se ka marrë garanci edhe nga Banka Qëndrore, pasi partnerët kryesorë në financimin e këtyre PPP-ve do të jenë bankat. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,  Genti Sejko, i cili tha se qeveria  duhet të adresojë sa më mirë kostot dhe përfitimet në rastet e partneritetit publik privat, projekte që, në kushtet e Shqipërisë, jo vetëm do të lehtësojnë kushtet e financimit për projektet e reja, por do të bëjnë të mundur që qeveria të përfitojë nga ekspertiza e sektorit privat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.