Zaev kërkon nga shqiptarët të shpëtojnë Maqedoninë

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 19:15

Në kushtet kur Maqedonia nuk po gjej rrugëdalje nga kriza politike dhe kur kanë dalë në dritë skenarë për destabilizimin e vendit, lideri i opozitës maqedonas Zoran Zaev u bëri thirrje të gjitha partive që fituan mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit t’i bashkohen një koalicioni të madh kundër Nikolla Gruevskit. Zaev u shpreh se partitë duhet ta respektojnë vullnetin e popullit, ndërsa bashkëpunimi i tyre eventual me VMRO-DPMNE-në do të ishte koalicion për ruajtjen e regjimit dhe diktaturës.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe pikërisht për këtë ftojmë partitë shqiptare. Mbështetja e tyre ndaj Gruevskit do të nënkuptojë mbështetjen e regjimit dhe diktaturës. Përfshirja e tyre në reformat dhe proceset demokratike për Maqedoninë është hapi i vërtetë që duhet ta bëjnë. Jemi të hapur për bashkëpunim me cilëndo parti shqiptare që ka vende deputetësh-deklaroiZaev

Lideri opozitar maqedonas Zoran Zaev u shpreh se edhe nëse ndodh ndryshim në numrin e mandateve pas rivotimit që do të ndodh të dielën në Tearcë, kjo nuk do të ndikojë në formimimin e qeverinë e ardhshme, ndërsa bëri thirrje që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrë të rregullt. Ndërkohë BDI-ja ka ftuar në tryezë të shtunën liderët e gjashtë partive shqiptare për krijimin e një platforme para formimit të Qeverisë së re.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.