Vaksinë 100% efektive kundër Ebolas

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 11:46

Një shpresë e re për përballimin e Ebolas vjen nga Kanadaja. CNN raporton se një vaksinë e zhvilluar aty është testuar dhe ka rezultuar se ka efekt 100% ndaj sëmundjes e cila krijoi panik në vitin 2015. Kompania Merck, Sharp&Dohme që ka marrë të drejtën e shpërndarjes, ka deklaruar se do të prodhojë 300 mijë doza në rast se Ebola rinis të godasë sërish dhe licencimi I saj do të ndodhë në muajt e parë të vitit 2017.

Vaksina në fjalë u testua edhe tek disa njerëz në Guniea në vitin 2015, të cilit kishin qenë në kontakt me pacientë të Ebolas. Testi përfshiu 11 mijë njerëz dhe ata u kontrolluan 14, 21, 42, 63 dhe 84 ditë pasi u vaksinuan. Vetëm 23 pacientë raportuan dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje muskujsh. Dy pacientë kishin reaksione serizoe, përfshirë një reaksion alergjik. Vaksina mbulon variantin e Ebolas së Zairesë dhe ofron mbrojtje edhe për forma të ngjashme brenda grupit. Një shpresë në rast se do të ketë një epidemi. Ebola ka një periudhë inkubacioni që zgjat nga 2 në 14 ditë. 

http://edition.cnn.com/2016/12/22/health/ebola-vaccine-study/index.html?...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.