Perëndimi ndalet në Bosfor. Plane për ndarjen e Turqisë?

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 12:52

Vrasja e ambasadorit rus në Truqi, Andrei Karlov, ka kanalizuar analizën drejt skenarëve gjeopolitikë. Si një akt me ngarkesa dhe mesazhe të shumëfishta, vrasja lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë që po ndodh në Siri, mpleksjen e shumë interesave aty, dështimin spektakolar të Perëndimit dhe në fund, por jo për nga rëndësia, me rolin që presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan po i jep vetes në rajon.

Pasojat mund të jenë disa, por disa aspekte kanë rënë në sy qysh tani dhe po sinjalizojnë atë që do të jetë reallitet nesër. Mediat perëndimore në përgjithësi nxituan të kapin një pikë kritike te vrasja e Karlov, duke aluduar për një konflikt mes Turqisë dhe Rusisë. Arsyet janë të qarta: Perëndimit i duhet një kundërpeshë strategjike në rajon. Mirëpo Rusia dhe Turqia ecën përpara me nënshkrimin e një akti dilplomatik për paqen në Siri. Nëse teksti i dokumenti që është përgatitur në Kremlin, e që u bë i njohur nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, pranohet edhe nga Irani dhe Turqia, atëherë me siguri mund të thuhet që SHBA dhe Perëndimi kanë marrë goditjen e parë dhe leksionin më të nxehtë të realitetit të një bote shumëpolare.

Mirëpo në ndryshim nga Rusia, Turqia ka disa llogari për të zgjidhur përpara se të fitojë pavarësinë e plotë të veprimit.

Së pari është tjetërsimi i trashëgimisë qemaliste, që është në thelb një valencë perëndimore në shtetformimin e Turqisë moderne. Eliminimi i qemalizmit po plotësohet nga neo-otomanizmi dhe mbushja e boshllëkut tregon kapacitet strategjik nga Turqia, që përndryshe mund të kthehej në fushë eksperimentale. Kjo rokadë ka rëndësi historike, pasi në fakt neo-otomanizmi si doktrinë që implikon aksione ushtarake, është erdoganizëm. Diçka që mpleks fenë dhe historinë në një republikë islamike që po jep modelin e zhvillimit të lartë ekonomik.

Erdogan ka kapërcyer shumë sfida. Por aktualisht dhe për paradoks, ai ndodhet përballë sfidës kryesore: marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për revistën “Foreign Policy”, Amanda Sloat, një ish-zyrtare e nivelit politik në Departamentin e Shtetit për çështjet e Mesdheut Lindor, tha se me vrasjen e Karlovit, humbësja më e madhe është SHBA.

Ajo ka vënë gishtin te tensionet mes SHBA dhe Turqisë, që janë kurdët Peshmerga, të mbështetur nga amerikanët në luftën në Siri dhe çështja e Fetullah Gulen. Të dyja shikohen nga Erdogan si tema subversive që sponsorizohen për politika antiturke.

Sloat shton se pavarësisht faktit se Turqia është vend anëtar i NATO-s, kjo nuk do ta afrojë atë me SHBA-në. Sipas saj, kujdesi që tregoi Rusia për të mos vepruar ushtarakisht ndaj Turqisë në rastin e rrëzimit të avionit disa muaj më parë, flet për një llogari gjakftohtë dhe qartësi në objektivat strategjikë në Siri dhe Lindjen e Mesme. Erdogan është ftuar në tryezë për të arritur atë të cilën e synoi me rrugë të tjera. Është paradoksale që një drejtim formal i neo-otmonaizmit furnizohet me oksigjen nga dy fuqi me të shkuar imperiale: Rusia dhe Irani.

Rusia dhe Turqia po arrijnë aktualisht ekzaktësisht atë që kishin nevojë prej muajsh në Siri”, thotë Sloat.

http://foreignpolicy.com/2016/12/20/the-u-s-likely-to-be-one-of-the-biggest-losers-of-ambassador-assassination/

Si për ta përforcuar këtë lexim pesimist, vjen një analizë e Mohamed Zahed Gul, analist politik. Gul shikon një strategji që ka vënë në shënjestër Turqinë, e cila u manifestua qartë që me protestat në sheshin “Taksim”.

Asnjë prej dështimeve nuk i ka ndaluar ata që të përpiqen për të imponuar ndryshimin e regjimit në Turqi”, shkruan autori.

Po kush janë këta që po sponsorizojnë goditje të forta ndaj Turqisë? Gul e ka përgjigjen: Perëndimi, Europa dhe SHBA që kanë nisur tani luftën ekonomike ndaj Turqisë. Sipas tij Europa ka frikësuar investitorët, pa lënë mënjanë sulmin ndaj monedhës. “Edhe kjo përpjekje dështoi. Erdogan inkurajoi njerëzit të blejnë më shumë lira dhe ar sesa të investojnë në monedha të tjera”, shkruan Gul.

Ai shkruan se reagimet pozitive të popullit turk provojnë se ai është i vetëdijshëm për luftën me Perëndimin që dëshiron që Turqia të mbetet në mëshirën e vendimeve të tyre, si në planin politik, ashtu edhe atë ekonomik. Kjo situatë pranohej nga qeveritë e mëparëshme shton Gul, por jo nga qeveria e tanishme.

Beteja kryesore tani është që Turqia të mbajë të drejtën e saj për vendime politike sovrane…Dokumente të publikuara nga WikiLeaks tregojnë se në vitin 2014 Hillary Clinton u takua me 4 ish-ambasadorë amerikanë në Turqi që thuhet se kanë shprehur shqetësimin e tyre për adoptimin nga Turqia të parimeve islamike dhe nevojën e hedhjes së hapave për mbrojtjen e interesave kombëtare amerikane”, shkruan Gul.

Flitet për mungesë sinqeriteti, për perceptime reciproke ndërkohë që Ankaraja zyrtare ka qenë shumë e vëmendshme për të parë sesi SHBA-ja teksa ka dënuar sulmet terroriste në Turqi, nuk ka dënuar Organizatorët. Dhe për analistin turk, ata janë kurdët. Ky është një apel që SHBA të përshtasë politikën e vet me axhendën e brendshme të Erdogan, diçka që nuk mund të ndodhë.

Panorama që paraqitet sheh tek objektivat strategjike amerikane një finale që kërkon shpërbërjen e Turqisë së sotme nën shembullin e Irakut, Jemenit, Libisë apo Sirisë.

…ky aggression ndaj Turqisë, përfshirë përpjekjen e fundit për grusht ushtarak, mund të provojë se SHBA po implementon planin e saj për shpërbërjen dhe ndarjen e Republikës së Turqisë. SHBA-të po përdorin organizatat terroriste politike dhe grupet e afiluara që të arrijnë objektivat e vet. Ëashingtoni ka bërë të njëjtën gjë në Irak, Siri, Jemen, Libi dhe në vende të tjera dhe beson se plani i saj për Turqinë do të ketë sukses

shkruan Gul.

https://www.middleeastmonitor.com/20161220-is-americas-goal-the-division-of-turkey/

Fjalë të një analisti politik por që shprehin gjithsesi pikën e krizës ku kanë hyrë raportet turko-amerikane, antagonizmi i të cilave konfirmohet tërësisht. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.