Autori i masakrës së Berlinit, i arrestuar 3 here nga policia gjermane

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 21:49

Teksa të gjitha forcat e sigurisë në Gjermani janë vënë në gjurmët Anis Amri, 24-vjeçarit tunizian, i dyshuari kryesor për masakrën e Berlinit që shkaktoi 12 viktima dhe 48 të plagosur, detaje të reja publikohen rreth tij.Siç raportojnë mediat e huaja, personi më i kërkuar në Europë ka qenë i dënuar në Itali me 4 vjet burg, pasi në vitin 2012 kishte djegur një shkollë. Ai e vujti dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Uçardones në qytetin e Plaermos ku sipas autoriteteve italiane ishte shfaqur në disa raste si një person i dhunshëm.

Në korrik të vitit 2015, pasi e kishte kryer dënimin 24-vjeçari tunizian ishte dëbuar nga Italia dhe kishte shkuar në Gjermani. Autoritetet gjermane ishin paralajmëruar për rrezikshmërinë që ai shfaqte. Që prej hyrjes së tij në shtetin federal, Anis Amri ishte arrestuar të paktën në 3 raste, hera e fundit në korrik të këtij viti, por ishte lënë sërish i lirë dhe drejt tij ishin përgatitur dokumentat e dëbimit nga vendi.

Sipas këtij urdhëri të lëshuar nga autoritetet franceze vërtetohet se terroristi tunizian ka përdorur të paktën edhe 6 identitete të tjera, duke arritur t’i shpëtojë drejtësisë në Gjermani. Mësohet se 24-vjeçari kishte tentuar të rekrutonte edhe bashkëpunëtorë për kryerjen e masakrës. Për kapjen e Amri, është vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh, por frika e hetuesve federalë është së ai mund të ketë dalë tashmë nga territori gjerman.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.