Terrorizmi godet Gjermaninë, përsëritet masakra e Nisës në Berlin (Video)

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 21:46

Një sulm i ngjashëm terrorist me atë të masakrës në Nisë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Berlin.Një kamion mallrash  hyri në një rrugë pedonale që ishte kthyer në një treg për Krishtlindjet në Berlin, duke vrarë të paktën 12 persona e duke prlagosur rret 50 të tjerë. Atentatori më pas eshte larguar, çka perforcon dyshimet per akt terrorist. Ai u arrestua më pas nga policia gjermane.

Sipas autoriteteve gjermane, me gjasë bëhet fjalë për një atentat terrorist të ngjashëm me atë të Nisës më 14 korrik të këtij viti. Sipas policisë kamioni kishte një shpejtësi rreth 60 kilometra në orë dhe nuk ka lënë asnjë shenjë frenimi. Sulmi vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimeve të ISIS se do të godiste Europën. Eshte pikërisht Shteti Islamik që ka marrë persiper sulmin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.