Rusia, Turqia dhe Irani lidhin "besën" për Sirinë

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 17:58

Rusia, Turqia dhe Irani u shprehën të gatshme për të garantuar vijimin e bisedimeve për paqe mes forcave qeveritare të presidentit Asad dhe rebelëve opozitarë. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, u takua këtë të martë në Moskë me homologun e tij turk Mevlut Çavushogllu dhe atë iranian Zhavad Zarif, për të synuar zgjerimin  e armëpushimit të vendosur në Alepo edhe në qytetet e tjera të vendit.

Lavrov tha se u gjet gjuha e përbashkët për një marrëveshje tejet domethënëse në këtë takim. Një nga pikat që tre kryediplomatët nënvizuan ishte dërgimi i ndihmave humanitare në Siri dhe shpëtimi i menjëhershëm i civilëve që po jetojnë nën bomba.

Sipas deklaratës së përbashkët zyrtare, theksohet se tre vendet, të përfshira krejtësisht në luftën e Sirisë, janë të bindura se zgjidhja nuk është ajo ushtarake, por nevojitet një proces politik, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Takimi i ministrave të jashtëm në Moskë vjen një ditë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, nga një oficer i policisë turke. Presidenti rus Vladimir Putin e konsideroi atentatin si një provokim dhe një tentativë për të minuar procesin e paqes në Siri.

Comments

Submitted by arkaiku (not verified) on

Mendoj se Rusia nuk ka perse te perzihet ne nje marrveshje qe emulson problemin kurd! Irani, Siria dhe Turqia duhet te bien dakort te ndihmojne ngritjen e shtetit kurd, pasi kurdet jane ne trojet e tyre mijra-vjecare ne te tre keto shtete! Vetem me kete lloj marrveshje ka per tu arritur paqja ne kete rajon!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.