Mision rus në Ankara për hetimin e atentatit, reagon Gylen

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 10:28

Moska do të dërgojë një mision të saj në Ankara për të hetuar atentatin ndaj ambasadorit të saj, Andrei Karlov. kjo mësohet së është rënë dakord në bisedën telefonike mes presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. ky i fundit nuk nguroi ta quajë atentatin një provokim ndaj marrëveshjes trilaterale, Rusi, Iran, Turqi për situatën në Alepo.

"Nxitësit e këtij sulmi do të dështojnë për të ndaluar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ruso-turke", tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov teksa falënderoi qindra moskovitë, të cilët pavarësisht të ftohtit nxituan për të hedhur lule në sheshin "Smolensk" në kujtim të ambasadorit të vrarë.

Sipas CNN përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharova tha se ambasadori Karlov pasur kontakte me disidentët sirianë çka i jep një dimension krejtësisht të ri ngjarjes. Pikëpyetjet për vrasjen e ambasadorit shtohen edhe më shumë pas raportimeve se vetëm disa orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi u gjet i vrarë shefit i një departmenti të rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme ruse. Ndërkaq kryebashkiaku i Ankarasë deklaroi se atentatori 22 vjeçar ishte një anëtar i organizatës Feto. Por imami në ekzil Fethullah Gylen dënoi ashpër "sulmin e urryer terrorist" siç tha ai për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi Andrei Karlov dhe i bëri thirrje qeverisë turke të identifikojë të gjithë ata që ndihmuan autorin e armatosur të atentatit.

"E dënojmë në mënyrën më të fortë të mundshme këtë akt të urryer terrorist. Ekspertët turq dhe ndërkombëtarë kanë theksuar në mënyrë të përsëritur përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe përpjekjet për të luftuar terrorizmin për shkak të lëvizjes së qindra policisë në terren pavarësisht nga postet e tyre dhe shkarkimin ose me burgimim e disa të tjerëve pas vitit 2014"- është shprehur Gylen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.