Merkel pa përgjigje për sulmin terrorist, hetohet një 23 vjeçar pakistanez

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 12:32

Një 23 vjeçar nga Pakistani i lindur në 1 Janar 1993 që kishte hyrë në Gjermani si emigrant i quajtur Naved B dyshohej si është autor i sulmit terrorist në Berlin.  Por policia gjermane pas marrjes në pyetje e la atë të lirë dhe është në kërkim të agresorit, që pasi vrau kamionistin polak nisi masakrën.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tregua e kujdesshme duke mos përmendur fjalën sulm terrorist lidhur me ngjarjen e djeshme në Berlin. Në një konferencë shtypi paraditen e sotme, Merkel tha se ende nuk është e qartë ngjarja që ndodhi dje në tregun e Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, por hetimet që vijojnë do të zbardhin çdo gjë. Merkel u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se kjo ngjarje nuk mund t’i bëjë gjermanët të jetojnë me frikë.

Ne çdo ditë përballemi me krizën e refugjatëve, punojmë për ta zgjidhur këtë situatë. Një mbledhje do të vijojë për të përcaktuar masat që do të merren. Bashkë me ministrin e Brendshëm do të vizitojmë të plagosurit. Miliona njerëz sot në mëngjes kanë menduar se duhet të vizitojmë edhe vendin ku ndodhi ngjarja. Unë nuk e kam ende një përgjigje për këtë sulm, por ju garantoj se nuk do të jetojmë me frikë. Edhe pse duket e vështirë, ne do ta gjejmë forcën t’i jetojmë jetët tona pa frikë -  tha Merkel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.