Trump është një përvojë që kombet e tjera nuk e kanë njohur

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 15:11

Donald Trump. Fjala dhe emri më i përdorur në botë këto muaj. Të paktën sa i përket politikës. Stili krejt tjetër, shpërthimet anti-protokollare, emërimet në detyra kyçe, telefonatat me kreun e Tajvanit, ideja e vendosjes së selisë diplomatike të SHBA-së në Izrael në Jeruzalem, këto dhe të tjera kanë pështjelluar shumëkënd. Sot Trump kalon edhe provën e fundit që është Kolegji Elektoral në ndryshimin e vendimmarrjes së të cilit janë projektuar disa shpresa. Por këto duken të kota.

Në fakt, për të kapur ritmin e Trump, ndoshta duhet të njohësh nga brenda Amerikën. Këtë përsërit ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, i cili në një intervistë për CBS deklaroi se “Trump është një përvojë shokuese që kombet e tjera nuk e kanë njohur”. Duke folur për marrëdhëniet me Rusinë, Kissinger deklaroi se “jam i bindur që rusët na hakerojnë dhe shpresoj se edhe ne po bëjmë diçka ndaj tyre”.

Për politikën e Jashtme, aty ku qëndrimet e Trump janë bërë thuajse të palexueshme, politologu i njohur ndan këtë mendim:

Mendoj se ai vepron sipas një lloj instinkti që është i ndryshëm nga analiza si formë më akademike. Por ai ka ngritur një numër çështjesh që mendoj se janë të rëndësishme, shumë të rëndësishme. Dhe nëse ato adresohen siç duhet, mund të çojnë në rezultate shumë të mira

Kissinger nënvizoi se shumë vende në botë u detyruan të shohin me Barack Obamën një SHBA që u tërhoq nga skena ndërkombëatre. Sot është krejt e kundërta: Trump po bën disa pyetje, tha ai, duke preferuar të presë diçka të mirë nga lëvizjet e presidentit të ri amerikan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.