Greqia numëron shqiptarët, thirrje kundër ksenofobisë

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 10:15

Në Greqi jetojnë më shumë se gjysmë milioni emigrantë të ligjshëm. Dy të tretat e tyre ose 401 mijë janë shqiptarë, siç rezulton nga statistikat zyrtare.
Shifrat janë publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantit. Ministri i emigracionit, Janis Muzalas ka rreshtuar si prioritete ofrimin e kushteve me dinjitet të jetesës për refugjatët, gjetjen e zgjidhjeve ndaj vështirësive që ka krijuar kriza ekonomike posaçërisht për emigrantët, si dhe luftimin e racizmit dhe ksenofobisë.

Ministri është përqendruar tek 200.000 fëmijtë e emigrantëve, që ndodhen edhe ata në Greqi me familjet e tyre, duke theksuar se ky brez duhet të gëzojë të njëjtat të drejta dhe të ketë të njëjtat detyrime me qytetarët grekë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 9.000 fëmijë emigrantësh shqiptarë kanë përfituar nënshtetësinë greke, nga zbatimi i legjislacionit të moderuar.

Në të njëjtën kohë, për prindërit e këtyre fëmijve, po shfaqen në horizont vështirësi të reja. Duke filluar nga viti i ardhshëm, leja e tyre e qëndrimit duhet bërë si kartë identiteti biometrike. Çka do të thotë se emigrantët duhet të kalojnë sërish në procedura të zgjatura, ndërsa kapacitetet e administratës greke janë edhe më shumë të pamjaftueshme, për shkak të krizës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.