Lajmet e rreme po, por nuk ka më keq se Demokratët e Rremë

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 15:04

Tashmë po merr formën e një politike të vërtetë nga establishmenti ndërkombëtar i Perëndmit. Lufta ndaj lirisë që mundëosjnë platformat sociale është analizuar si rrezik subversiv ndonëse ai po rritet me mjetet legale të sistemit. Është e kotë të sjellim tallavanë e deklaratave të Hillary Clinton apo Angela Merkel për lirinë e shprehjes etj.. Apo atë ngazëllimin e madh që u pa kur një mjet si Facebook provokoi një revolucion në Lindjen e Mesme. Sheshi “Tahrir” në Kajro gëlonte nga shitës ambulantë të bluzave “I love Facebook”. Sot jemi në të tjera kushte. Në kushtet kur “njeri i motit”, “weather man”, sipas një shprehje të Oliver Stone, ka vendosur të ndryshojë klimën e lirisë.

Rusia, hate speech, fake neës, këto janë rreziku i demokracisë liberale, e cila pasi i dha shoqërive perëndimore mirëqenien më të madhe që është parë ndonjëherë, sheh sesi po gërryhet nga të tjera faktorë. Propaganda e shrenuar anti-Trump në SHBA, në mbrojtje të një dështakeje si Hillary Clinton, ka nxjerrë në sipërfaqe një polarizim të medias e cila po kërkon ekzekutimin me konformizëm të mediave sociale. Kombinuar me sulmet fantazmagorike të Rusisë në lëmin kibernetik dhe ligjin e afërt gjerman për fshirjen e hate speech dhe ja ku jemi: strategjia e mbrojtjes kalon nga Censura.

Por a është kjo e vërteta? Le të kujtojmë sesi pak muaj më parë doli në sipërfaqe skandali i Wolkswagen, për gazrat dhe emetimin e tyre. Doli se Komisioni Europian kishte gënjyer me vite të tëra në emër të interesave gjermane,  apo edhe interesave të çantës që njihet kaq mirë kudo. Po kështu Panama Papers, apo Football Leak, tregojnë se mashtrimi është në sistem dhe se askush nuk penalizohet.

Por rasti më flagrant që përgënjeshtron këtë propagandim të ri morali është ai i Byrosë së Gazetarisë Investigative sipas të cilës Pentagoni ka shpenzuar 500 milionë dollarë për propagandë të rreme. Ka shpikur incidente për të gjurmuar armiqtë e shtetit në Lindjen e Mesme. Shkrimi i mëposhtëm është publikuar nga ResPublica në muajin tetor, por në dritën e zhvillimeve të tanishme ai është pasqyra më e mirë e kësaj gënjeshtre të këtyre demokratëve në hall, disa prej të cilëve i shohim edhe në Shqipëri kur lëvizin sa nga një seli partiake në një tjetër.

Lufta e Irakut vazhdon të prodhojë lajme që japin të kuptojnë se ky vend i Lindjes së Mesme, përveç destabilizimit, i është nënshtruar edhe eksperimentimeve të luftës psikologjike dhe shpëlarjes së trurit. Kështu një OJF e cila është e angazhuar në gazetarinë investigative, “The Bureau of Investigative Journalism” zbulon se Pentagoni ka shpenzuar 540 milionë dollarë nga viti 2007 deri në vitin 2011 për të manipuluar përmes medias opinionin iraken dhe atë të rajonit. Palë e kontraktuar është një nga kompanitë më ë njohura britanike në fushën e Marrëdhënieve me Publikun, “Bell Pottinger”, e cila aktuakisht ka ndërruar staf.

Vetë drejtuesi i firmës, Lord Bell ka pranuar angazhimin në realizimin e tri lloj operacioneve me natyrë propagandistike, ndërkohë që një videoeditor i kontraktuar asokohe nga firma, zbardh detajet. Martin Wells, videoeditori, sqaron se propaganda synonte të nxirrte në dritë të keqe para irakenëve Al Qaedën, për të parë pastaj se kush i ndiqte videot e përpunuara nga kompania duke prezumuar simpatizues të mundshëm.

Videolajmet realizoheshin me cilësi të ulët, në stilin arab të lajmeve dhe mandej shpërndaheshin përmes CD-ve. Këtë e bënin edhe marinsat gjatë përballjeve me militantë të ndryshëm duke braktisur CD-të, në të cilat ishte regjistruar edhe një kod që lidhte playerin – programin ekzekutues të videos me Google Analytics, prej nga ku ushtarakët amerikanë lexonin IP-adresat virtual të njësive kompjuterike që luanin videot. Irani dhe Siria ishin vendet ku identifikoheshin më shumë gjurmë të kësaj natyre. Ky nuk është rasti i parë që Pentagoni akuzohet se ka ndjekur këto politika. Në vitin 2005 u zbulua se një kompani e kontraktuar në Washington, “Lincoln Group” nxirrte shkrime të ndryshme në disa gazeta irakene, të cilat në fakt ishin shkruar nga ushtria amerikane. Investigimi hedh dritë mbi një praktikë pune për qëllime të luftës dhe ushtrisë, por nuk ka asnjë të dhënë që të sjellë implikime me natyrë ligjore.

Thjesht është një kontribut për të kuptuar shumëkush se duhet patur kujdes nga ata që shajnë amerikanët, por edhe nga ata që i mburrin shumë, pasi mund të jetë edhe ndonjë rreng që po luhet. Të kenë ardhur këto këshilla edhe në Shqipëri?

http://labs.thebureauinvestigates.com/fake-news-and-false-flags/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.