Japonia në luftë me gripin e shpendëve

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 09:42

Japonia nisi asgjesimin e 210 mijë shpëndëve në përpjekje për të parndaluar një epidemi të re të gripit të shpendëve, pas rasteve të konstatuara në veri të ishullit Hokanito. Ky është asgjesimi i pestë në masë i shpendëve që prej fillimit të dhjetorit. Virusi i gripit H5 është shfaqur në disa ferma të shpendëve në gjithë vendin.
Përveç asgjesimit të shpendëve të prekura, autoritetet kane ndaluar transportin e pula e në vendet ku është shfaqur virusi.
Ngordhja e pula e është një proces që vështirësohet nga temperaturat e ulëta. Të shtunën në darkë u asgjesuan me groposje 32 mijë e 310 pula sipas të dhënave nga autoritetet japoneze.
"Jemi duke vijuar me asgjesimin e shpendëve, por sot po ndeshim në vështirësi sepse temperaturat janë shumë të uleta"-theksoi një prej zyrtarëve japonezë për Agjencinë Franceze të Lajmeve. Në fillim të muajit 550 mijë shpendë u asgjesuan në qytetin Nigata në Japoninë Qëndrore, përfshirë edhe 23 mijë pata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.