PD godet Metën. Me biografi "kriminale" Shkëlqim Selami i LSI

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 11:48

Duke i referuar nëj publikimi në media, Partia Demokratike ka denoncuar deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit, një dënim për trafik qëniesh njerëzore në Itali.

Shkelqim Selami, i cili ki cili ka fshehur të dhënat dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qëniesh njerëzore, tregon edhe një herë pse Edi Rama nuk e do dekriminalizimin, e pengon atë, dhe nuk është i gatshëm ta zbatojnë- tha Enkelejd Alibeaj nga selia e PD-së.

Sipas PD, ndërkohë që Europa e ka renditur si kusht për integrimin europian dekriminalizimin , Edi Rama nuk bën asnjë përpjekje për ndarjen me krimin dhe me personat me të shkuar kriminale që i ka në parlament, në bashki e në zyra qendrore.

Jo vetëm nuk shkarkon Rroshin, të cilit ia quajti publikisht të mbyllur shërbimin kur i doli dënimi në Itali për përdhunim, por jep letra rekomandimi për kreun e bandës në Durrës, Lulzim Berisha, dhe del se po pasuron radhët me anëtarë të rij të klubit të krimit, me deputetë si Selami-shtoi Alibeaj.

Respublica mësoi se për të shkuarën kriminale të deputetit të LSI-së, prokuroria ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit. Por më shumë se denoncimi ajo që kja vlerë është sulmi i PD-së ndaj Ilir Metës, të cilin opozita e ka ndarë nga Edi Rama në akuzat e kohëve të fundit. Megjithatë LSI duket e pashqetësuar dhe ka axhendën e vet, duke qenë e angazhuar me festimet e Krishtlindjeve.  “Rritja e LSI-së është një dëshmi e solidaritetit qytetar. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e solidaritetit njerëzor. LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare. LSI-ja ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit”, - tha nënkryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë një takimi në Shkodër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.