Përgjime video, elektronike, por edhe të bisedave në vende private

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 08:35

“Shqiptarja.com” raporton sot depozitimin pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi të projektligjit për përgjimet parandaluese. Autorësia e draftit i shkon EURALIUS, OPDAT dhe ai parashikon disa dispozita me rëndësi.

Projektligji parashikon procedura të reja për përgjimin parandalues e komunikimeve elektronike, ndërsa përfshin për herë të parë video survejimin dhe përgjimin e bisedave në vende private dhe publike nga institucione shtetërore informative të krijuara. 

Pra, drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes, ministri i Drejtësisë, ministri i Financave, si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj, mund t’i kërkojnë Gjykatës së Lartë përgjimin e bisedave në ambiente private, për çështje nën juridiksionin e Gjykatës Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar

raporton gazeta në fjalë.

Po kështu ligji detyron Shërbimin Informativ të kryejë përgjime për llogari të Byrosë së Hetimit Janë strukturat përkatëse të Policisë, Byrosë Kombëtare dhe SHKB-së që janë atashuar pranë Strukturës Përgjegjëse të Përgjimeve në SHISH.

Një tjetër pikë me rëndësi është autorizimi për përgjimet për llogari të shërbimeve të huaja. Sipas gazetës në projektligj parashikohet që ky përgjim të kryhet nga SHISH, por me miratim të kryetarit apo një gjyqtari të Gjykatës së Lartë.

Në këtë kuadër përgjimi merr një rol të ri në shtetin shqiptar duke ia atribuuar atë si vendimmarrje gjykatës, që ligjëron juridikisht shtrirjen e tij në disa drejtime. Ndonëse kodifikon në pamje të parë këtë proces delikat, nuk mund të mos bjerë në sy se për ruajtjen e të dhënave mjaftohet me një referencë ndaj ligjeve në fuqi. Po kështu përgjimet dhe administrimi i të dhënave duhet të ecë paralelisht me forcimin e sigurisë kibernetike në një botë ku po goditen qendra shumë më të siguruara sesa Shqipëria, një vend ku kemi parë dosje prokurorie të dalë në media. Meqë ra fjala, Prokurori i Përgjithshëm zhvishet nga e drejta për të miratuar përgjime.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te gjitha behen ne emer te luftes ndaj krimit dhe kriminelve! Dhe pergjohen te gjithe gazetaret, juristet, politikanet, qytetaret e thjeshte qe nuk kane te bejne fare me krimin por qe jane kunder ketyre masave idioteske dhe diktatoriale, pergjohen aktivitete biznesi te rregullt, si e si qe keto te prishen dhe Shqiperia te mos prodhoje kurrgje, as te mos shese jashte, keshtu te mos jete fare konkurrent per firma perendimore, e te gjitha vijne me radhe!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.