Njeriu i vitit - kjo është Shqipëria

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 14:27

Shkrimi i mëposhtëm është publikuar më datë 13 maj 2016 me titullin: "Nuk e arrestojnë dot". Sot ky titull tingëllon realist më shumë se më parë.

"Qeveria shqiptare nuk po zbulon ende një qëndrim zyrtar për çështjen e trafikut të drogës që ka shpërthyer nga Greqia dhe implikimin në të një zyrtari të LSI-së, Klement Balili(ka lajme se ai është larguar nga banesa dhe nuk dihet ku ndodhet). Njësoj si për vrasjen e Elton Çiços, njoftimi zyrtar nga institucionet mungon, duke e lënë çështjen në mëshirë të deklaratave me natyrë politike të cilat e shtojnë konfuzionin. Por le të marrim edhe deklaratat, duke lënë mënjanë ato të ministrit të Brendshëm, i cili është aty vetëm fizikisht.

Një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaruan:

Përse nuk arrestohet Balili- - Top Channel... by 3-14-15-92

 Pra organet ekzekutive konfirmojnë një hetim intensiv, i cili ka mbetur në dorë të Prokurorisë. Kjo e fundit sot njoftohet se ka kërkuar dosjen nga pala greke, në mënyrë që arrestimi eventual i tij të bëhet në bazë të provave. Në planin politik, LSI-ja e ka shkarkuar nga detyra në Drejtorinë e Transportit Balilin, duke ecur më tej me një deklaratë të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili tha se nuk “ka një letër porosi nga pala greke për arrestimin e Balilit”.

Në dritën e lajmeve që vijnë nga mediat greke, qeveria shqiptare ka refuzuar të japë deri më tani të dhëna zyrtare për hetimin, i cili nëse shohim më lart deklarimet e Kryeministrit dhe drejtorit të Policisë, ka “qenë një hetim i përbashkët”. Një ditë më parë mediat referuan burime zyrtare të Policisë së Shtetit se është kërkuar arrestimi i Balilit, por këtë e ka ndaluar prokuroria. Edhe Çako u mjaftua me deklaratan: “Nuk komentoj”. Nëse ballafaqojmë qëndrimin e kryeministrit, drejtorit të Policisë, apo edhe distancimin nga Balili të ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima, me deklarimet e ministrit të Drejtësisë, si dhe me lojën politike të Sali Berishës në Parlament, kuptohet vetiu se përplasja për këtë çështje po konsumohet brenda vetë koalicionit qeverisës.

LSI-ja dhe zgjatimet e saj institucionale po hapin lojën e procedurave bashkë me presionin ndaj aleatit të vet në qeveri, i kapur mat me skandalin e Peshkopisë, si dhe me skandalin e çështjes “Çiço” që po del në dritë. Rrjedhimisht, mbyllja e gojës dhe paaftësia flagrante që po dëshmon pala shqiptare që të konkretizojë një “hetim intensiv në bashkëpunim me DEA-n amerikane”, provon se skema aktuale e politikës është në gjendje Pati. Të gjithë shantazhojnë njëri-tjetrin në një ekuacion që prodhon kosto më shumë për kryeministrin, mbi të cilin bie barra e vendimeve kryesore.

Le të shohim me vëmendje sesi ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, po mban në axhendë prioritare çështjen “Shullazi”, kombinuar me transferimin e “Escobarit” drejt lidhjeve me PS-në, gjithnjë në mbajtjen nën presion të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.

Akt ekspertimi i pistoletës së Çiços, dëshmitë kundër Shullazit, insinuatata për regjistrime telefonike, hapja e përfolur dje e hetimeve për një pajisje përgjimi që Ministria e Brendshme e përdor pa regjistrim, krahas disa komisioneve hetimore në Parlament, përbëjnë një sulm frontal, të llogaritur dhe të argumentuar, ndaj ekipit të kryeministrit aktuale. Është një sulm që ka materie reale, ai nuk shpik dhe shpif, por godet dhe shantazhon veprime dhe implikime kriminale të Rilindasve që ndonëse në sytë e shqiptarëve kanë përgjegjësinë e qeverisjes dhe të goditjes së krimit, ndodhen sot të paralizuar për faj dhe përgjejësi të tyre. Pa folur për paaftësinë epokale.

Njeriu që sot është kryeministër, po konfirmon paaftësinë për të mësuar nga koha e opozitarizmit,  se Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk i mund dot në Rrugë, pasi Rruga është një mjedis që kërkon talente të tjera. Rrjedhja e pandalshme e Grupit Parlamentar të PS-së është një nga sinjalet për këtë, sikundër fakti se prej kohësh tashmë, Ministria e Brendshme nuk reagon e as përgënjeshtron dot më akuzat e “Qytetarit Dixhital”. Pushteti po humbet pra edhe luftën e informacionit, pasi me sa duket Dikush, që e mban veten për të rëndësishëm, duke menduar se ua hodhi të gjithëve më 1 prill 2013, duket qartë se ka Gënjyer Veten. Dhe rëndë madje".

Më poshtë linke të shkrimeve të ResPublica për çështjen "Balili".

http://www.respublica.al/2016/09/23/kur-fundamentalismi-del-kundër-radikalizmit

http://www.respublica.al/2016/10/10/z-ministër-i-brendshëm-po-eduard-kukan-kujt-lobi-kriminal-i-shërben

http://www.respublica.al/2016/09/28/drogën-nuk-ua-solla-unë-atë-e-gjeta-mes-jushpropagandë-me-parimin-shqiptarët-janë

http://www.respublica.al/2016/09/07/çfarë-di-më-shumë-shba-për-partneritetin-e-politikës-me-krimin

http://www.respublica.al/2016/09/05/negocioi-vetëm-për-veten-dhe-fundin-e-tij-koalicioni-qëndron-në-këmbë-vetëm-në-sajë-të

http://www.respublica.al/2016/05/23/zoti-ministër-akademia-e-policisë-nuk-është-organizatë-politike

http://www.respublica.al/2016/05/12/heshtje-kompromisi-për-balilin-po-e-mbrojnë-të-gjithë-rama-lavdëron-policinë

http://www.respublica.al/2016/05/17/klementi-i-fundos-të-gjithë-tahiri-llalla-nuk-më-la-ta-arrestoj

http://www.respublica.al/2016/05/15/kemi-ende-një-polici-të-shtetit

http://www.respublica.al/2016/05/17/greek-nights-keli-santa-quaranta-komentet-baroni-zemërmirë-i-lsi-së-mban-me-bukë-400

http://www.respublica.al/2016/06/07/parashutë-italiane-për-sajmir-tahirin-edi-ramën-dhe-përgjimin-italianët-kujtojnë-

http://www.respublica.al/2016/06/05/republikë-e-inkriminuar

http://www.respublica.al/2016/05/16/roli-kompromentues-i-policisë-shqiptare-në-operacionin-e-drogës-dhe-pse-u-vonua

http://www.respublica.al/2016/05/12/policia-heziton-të-arrestojë-balilin-cnn-greek-ka-lidhje-të-forta-politike-nuk-guxojnë-ta

http://www.respublica.al/2016/05/16/greqia-shpall-në-kërkim-klemend-balilin-brenda-48-orësh-merr-formën-e-urdhërarrestit

http://www.respublica.al/2016/05/13/qeveria-kërkon-përgënjeshtrim-nga-cnn-për-balilin-letra

http://www.respublica.al/2016/05/20/europol-pranon-ndryshimin-e-njoftimit-për-“rastin-balili”-“në-fillim-nuk-kishim-të-dhëna

http://www.respublica.al/2016/05/17/europol-asnjë-rol-i-policisë-shqiptare-në-hetimin-e-trafikut-ndërkombëtar-të-drogës-ku

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.