Bashkia: Pagesa për pallatet, 1 000 – 15 00 lekë

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 17:09

Këto ditë është bërë e njohur se Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për të rregulluar administrimin e pallateve. Për këtë disa koordinatorë të saj do të jenë në terren për të realizuar zgjedhjen e administratorëve të palleteve me një asamble që do të përbëhetn nga  5 anëtarë.

Së pari duhet thënë se Bashkia po ndërhyn në një proces të cilin duhet ta rregullojë ligji, e mandej të jenë vetë banorët që zgjedhin administratrin.

Së  dyti deri më sot pallatet në Tiranë kanë patur administrator dhe kanë. Të paktën një pjesë e tyre. Pra banorët paguajnë cdo muaj kuotë për administrimin.

Çështja që mbetet është tarifa që do paguhet pas një procesi që ngjan i komanduar nga Bashkia. Lajmet kanë qenë se mund të lëvizë nga 1 mijë lekë deri në 3 mijë lekë të reja. Është shumë, po të mbajmë parasysh se kjo do të rriste direkt koston e jetesës për një pjesë shumë të madhe, sidomos për ata që jetojnë me qira. Dhe qiradhënia në Tiranë është Ekonomi. Gjithsesi, ResPublica  pyeti pranë Bashkisë Tiranë dhe nga ajo që u tha presupozohet se tarifa nuk do të jetë më e lartë se 1 mijë lekë për pallatet e reja dhe 1.5 mijë lekë për pallatet e vjetra. Si kritere do të merren viti i ndërtimit të pallatit, sipërfaqja e apartementit etj..

Është një nismë që parimisht është e domosdoshme, por këtu njësoj si për taksën e përkohshme për arsimit çështja shtrohet te transparenca. Mund tëp pyetet se si ka mundësi që çdo nismë e Bashkisë keqkutohet, apo keqinterpretohet dhe si ka mundësi që Bashkia është kaq e paaftë të sqarojë në mënyrë shteruese njerëzit për çështje të tilla, kur prezenca e kryetarit të saj në media është e sigurtë edhe për punë fare minimale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.