Nën hetim për lirimin e Lulzim Berishës

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 16:13

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës. Shkak është bërë dyshimi se zyrtarë të caktuar mund të kenë shkelur ligjin.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha

thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Durrësit.

Kjo do të thotë se nën hetim do të vihen gjyqtarët që dhanë vendimin, por edhe kreu I Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe përfaqësues të administratës së burgjeve. Berisha la qelitë pasi kishte bërë vetëm 10 vjet e 8 muaj burg nga 25 vite që është dënuar. Gjykata e Apelit në Durrës çmoi se ai ka patur sjellje të mirë – konfirmin nga Drejtoria e Brugjeve – se ka shlyer një pjesë të dënimit pasi ka përfituar disa ulje si dhe mori në konsideratë garancinë e Bashkisë Durrës për punësimin e Berishës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.