E majta totalitare në Amerikë dhe kontrolli mbi shkollën

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 20:41

Bill O’Reilly gazetari i njohur amerikane me bindje të djathta thotë në emisionin e tij “Talking Point” se në SHBA e majta është kthyer në totalitare përmes kapjes së shkollave. Profesorët sipas tij po kultivojnë radikalizmin te studentët, diçka që nuk mund të vazhdojë. O’Reilly ka bërë thirrje që guvernatorët të marrin situatën në kontroll, pasi SHBA po humbet brezin e ri.

Liria akademike është njëra gjë, por të dëmtosh studentët me një ideologji të çmendur është krejt tjetër

tha O’Reilly. Një gjuhë që ndonjë i majtë do të cilësojë si makarthiane, por komentatori i njohur ka shtuar edhe diçka që tashmë bie në sy botërisht:

Kemi të majtën totalitare në SHBA. Nëse nuk mendon si ata, ti sulmohesh dhe demonizohesh

shtoi ai.

Mjafton të sillet në mend histeria mediatike pas fitores së Trump, shpikja e lloj-lloj skenarëve, presioni mbi Kolegjin Elektoral, artikulimi arrogant i kredove morale për të kuptuar se qarku i asaj që quhet e majtë në SHBA është mbyllur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.