A është i besueshëm ambasadori Lu?

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 11:48

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka marrë pjesë në analizën e punës vjetore të Avokatit të Popullit. Aty Lu ka folur me tone disi të ashpra për situatën e krimit dhe korrupsionit në vend duke kërkuar arrestimin e Klemend Balilit. Madje sipas Lu, ambasada ka 7 muaj që pret arrestimin e këtij personi, ndonëse kjo është hera e parë që diplomati në fjalë prek emrin e Balilit. 

Politikanë nga e djathta dhe e majta i kanë kushtuar vëmendje të rëndësishme biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj dhe madje trafikantëve të drogës. Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin që trafikanti i drogës Klement Balili është ende i lirë? Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij.

Sipas të vëllait ai ecën lirisht në rrugët e Tiranës sepse deri të premten e kaluar zyra e Kryeprokurorit nuk kishte urdhëruar arrestimin e tij. Vonesa në arrestimin e Klement Balilit, ish zyrtar në Sarandë, përfaqëson një dështim të madh të Policisë dhe sistemit të Drejtësisë. Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke arrestoi trafikantët e drogës të lidhur me Balilin në Greqi.

Që atëherë ka qenë në kërkim nga policia greke. Kanë kaluar 7 muaj qëkur ministria e drejtësisë dërgoi persona në Geqi për tërheqjen e dokumenteve. Tani kanë 10 mijë faqe dokumentacion. Agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të arrestojnë Balilin.

Për shtatë muaj kam nxitur Policinë, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, që ta arrestojnë. Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Klement Balilin si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj? Kush do të donte të punonte me Shqipërinë? Kush do të besonte se ky është një vend serioz në luftën kundër trafikut të drogës?

tha ai.

Nuk mund të mos bjerë në sy se kritika kryesore për këtë situatë i adresohet Prokurorit të Përgjithshëm e mandej policisë. Mirëpo këto qëndrime kanë një kontradiktë në raport me atë që thotë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Pak ditë më parë ky sqaroi se dosja e Balilit ka mbërritur nga Greqia më 14 nëntor dhe është përkthyer në kohë rekord. Që këtej derivon edhe urdhëri i arrestimit. Duke parë këto dy qëndrime dhe faktin se Balili është një zyrtar i LSI-së, deklarata e Lu në  një aktivitet ku ishte edhe Ilir Meta, transformohet në fakt në presion të hapur ndaj kryeparlamentarit.

Lu nuk e ka zënë në gojë publikisht emrin e Balilit asnjëherë. Kjo është hera e parë. As Edi Rama, kryqtari i Shqipërisë Europiane nuk e ka përmendur emrin e tij. Sot, pasi Brukseli i dha një dackë të nxehtë qeverisë, hapet çështja Balili me një tjetër dimension. Hapet në fakt lufta ndaj LSI-së. Pak ditë më parë, ambasadori reagoi kundër një vendimi gjykate që linte të lirë, Lul Berishën, duke cilësuar si të korruptuar gjykatësin. Gjykatat janë sovrane në mos qoftë Parlamenti, sepse këtë e përcakton kushtetuta. Ndërkohë që presioni publik për arrestimin e Balilit do të kishte qenë shumë më konstruktiv, pasi kemi të bëjmë me një operacion ku SHBA ishin pjesë.

Cilat janë pra arsyet e kësaj zigzakeje në sjelljen publike të këtij ambasadori? Mundet të jenë të shumta, por besimi që ai krijoi fillimisht është shpërdoruar shumë duke u shfaqur gjithnjë e më tepër si lojtar politik sesa si diplomat.

Tanimë kemi parë shumë qartë sesi kryeministri, i kapur nga të gjitha anët, ka krijuar një koniunkturë në luftën kundër krimit. Edi Rama nuk i përmendte dot as emrin Emiljano Shullazit, më vonë ai doli zbuluar përballë të inkriminuarve që i futi në Parlament e që i mbron akoma, i angazhon në fushatë. Ky është kryeministri shqiptar, një figurë e diskredituar.

Por është e papritur që koniunkturë në goditjen e njerëzve të krimit të adoptojë edhe një ambasador si ai amerikan. Është e çuditshme sesi z. Lu flet për peshqit e mëdhenj dhe nuk përmend ligjin e dekriminalizimit që u krijua pikërisht sepse krimi hyri zyrtarisht në vendimmarrjen politike.

Sërish mund të ketë arsye të shumta që nuk ka pse të paragjykohen. Por një gjë është e qartë: koha kur besimi ndaj diplomatëve si Lu mbushte vakuumin e krijuar nga mosbesimi ndaj politikës dhe institucioneve shqiptare po ikën. Dhe kjo jo për faj të qytetarëve, por të dyshimit të ligjshëm se ambasadori është vetëm një politikan më shumë fjalët e të cilit duhen marrë me rezervë. Madje të dyfishtë. 

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Fotoja që keni zgjedhur flet vetë dhe e ilustron qartë dhe bukur idenë e shkrimit. Mjaftojnë fotot e Lu dhe nuk ka nevojë për argumenta për të kuptuar se Lu është i kapur nga Rama.

Submitted by Sude (not verified) on

Komenti i Andi 1, tamam si me pas fole SUDE, me gojen e KOPETENTIT, sikunder germezohej ne ate kohe nga vetebSUDE.
Aferim.

Submitted by redaksia on

Sude dhe kushdo tjeter: 

Ketej e tutje cdo koment qe nuk merret me shkrimin por gjykon komentin e te tjereve pa dhene argumenta, do te fshihet. 

Submitted by dy (not verified) on

Jam dakord me ju REDAKSIA !

Eshte e vertete se nje pjese e madhe komentojne komentuesit e kjo kuptohet fare mire pse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.