Rama Lu e Visho Ajazi, kokë më kokë në kryeministri

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 10:53

Takimin e përjavshëm me Ilir Metën kryeministri Rama e zëvendësoi këtë të mërkurë me një bisedë trilaterale në zyrën e tij me shefin e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika dhe ambasadorin Amerikan Donald Lu.Zyra për shtyp e kryeministrit nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë takim që nisi rreth orës 09 të mëngjesit, por besohet se në fokus të takimit kanë qenë çështje të sigurisë.

Ky takim vjen pak ditë pasi Shqipërinë e vizitoi, shefi i CIA-s, John Brennan, i cili u takua me Presidentin, kryeministrin, ministren e Mbrojtjes dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit. Shqipëria mbetet një nga aleatet më besnike të Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit, ndonëse nuk është ndër vendet që kërcënohet direkt nga terrorizmi.

Gjithsesi ambasadori amerikan i ka mëshuar fort kohët e fundit korrupsionit në gjyqësor dhe prokurori, duke sjellë shembuj konkretë si lirimi i kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishës nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Ndaj dhe në këtë kontekst ballafaqimet kanë qenë të nevojshme pasi publikisht ka gjera që nuk mund të mbulohen më.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.