Për të hapur negociatat duhet të kalojmë Urën

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 22:38

Nuk ka asnjë vendim për hapje negociatash me Shqipërinë para zgjedhjeve të 2017. Në këtë përfundim arritën ministrat e Jashtëm të BE të mbledhur në Bruksel.

E rëndësishme është që Shqipëria ka dhënë rezultate me miratimin e reformës themelore të drejtësisë dhe çfarë duhet tani është zbatimi i saj. Duke folur për konkluzionet ka një qëndrim shumë të qartë se ne nuk do të na duhet të presim progress-raportin e pranverës 2018. Ka një impenjim nga komisioni që t’i kthehet vlerësimit të Shqipërisë sapo të ketë rezultate konkrete. E përsëris: Ky është një rezultat i qartë e pozitiv dhe besoj se Shqipëria duhet të jetë e kënaqur me të. Nuk ka kalendar, por në çdo rast vlerësimi i rezultateve konkrete nuk vjen pa u mbyllur zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Këshilli dhe Komisoni do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. Duhet të zbatohet legjislacioni, të respektohet vlerat, standardet dhe parimet europiane dhe ato lidhen edhe me zgjedhjet. Për mua element thelbësor është fleksibiliteti. Nuk duhet të jemi peng i një kalendari, por të vlerësojmë gjithmonë progresin shqiptar, të mbledhim mjaftueshëm fakte dhe prova të progresit të bërë. Është një mekanizëm i ashtuquajtur “Urë” që na duket diçka pozitive"

tha ministri i jashtëm sllovak, Lajçak. Zgjerimi tha ai është një rrugë me 2 korsi, nëse sheh rezultate, natyrisht që unioni e mban fjalën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.