Shkëlqimi i dytë i propagandës së Kremlinit

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 11:31

Në pjesën më të madhe të historisë postsovjetike, Rusia është parë si një e huaj, politika e së cilës do të lëvizte në mënyrë të paevitueshme drejt modelit perëndimor. Pas votës referendare në Britani – BREXIT – dhe zgjedhjes së Donald Trump në Amerikë, duket se prirja e kundërt po zë vend: sili I politikës që aplikohet nga regjimi I Vladimir Putinit po rrit ndikimin drejt Perëndimit.

Nga Mesdheu në Paqësor, z. Putin brohoritet si një shembull nga nacionalistët, populistët dhe diktatirët. “Heroi im i preferuar është Putin”, tha Rodrigo Duerte, presidenti brutal i Filipineve.

Z. Trump e quan z. Putin “shumë më tepër lider sesa presidenti ynë”. Në Itali, lëvizja “5 Yjet” e Beppe Grillos, mori anën e Rusisë kundër Perëndimit dhe partia kundër emigrantëve, Lega Nord, e drejtuar nga Matteo Salvini, është entuziaste për Rusinë e tij.

“Nuk ka emigrantë ilegalë, nuk ka fshirësa xhamash, nuk ka kampe romësh(në Moskë)” – ky ishte statusi I Salvinit gjatë një vizite në Rusi në vitin 2014.

Në Francë, Marie Le Pen, Fronti Nacional i së cilës mori një kredi nga një bankë ruse, sulmon Bashkimin Europian se është shumë agresiv ndaj Rusisë. Me fjalët e Dimitar Bechev, autori i një libri që del shpejt në shtyp për Rusinë në Ballkan:

Putini gëzon statusin e një kulti te të gjithë që kanë mllef dhe pakënaqësi ndaj perëndimit”.

Askund nuk është më i madh ky status sesa te nacionalistët e Amerikës të së djathtës alternative. Mattheë Heimbach, themeluesi i Partisë Tradicionale të Punëtorëve dhe një kryqtar kundër “degjenerimit anti-kristian”, i tha “New York Times” se ai e sheh z. Putin si “liderin e botës së lirë”. Ai bëri thirrje për krijimin e “Internacionales së Tradicionalistëve” – referencë ndaj Internacionales Komuniste themeluar në vitin 1919.

Hera e fundit kur Rusia ka patur një rol të tillë në kristalizimin e ideve antiestablishment ka qenë në vitet 1920-1930, pas revolucionit Bolshevik. Kur Stalini shkroi se Bashkimi Sovjetik është bërë “një qendër e hapur për lëvizjen botëërore revolucionare”, kjo nuk ishte thjesht propagandë.

Në librin e saj, “Moska, Roma e Katërt”, historiania Katerina Clark, shkruan se Moska aspiron të krijojë qendrën e një qytetërimi të ri, duke tërhequr intelektualët perëndimroë dhe duke shpallur se është trashëgimtrja e vetme legjitime e artistëve më të mëdhenj të botës.

Moska si një koncept është përqendrimi i së ardhmes socialiste  të të gjithë botës”, shkruante regjizori sovjetik, Sergei Eisenstein në vitin 1933.

Sot, 25 vite pas kolapsi sovjetik, Rusia shikohet sërish si një emblemë – kësaj radhe e një rendi nacional-imperialist. Dhe njësoj si në vitet ’30, izolacionizmi, nuk e ndalon të përfshihet në prirjen globale populiste antiestablishment. Basti i Kremlinit me partitë e parëndësishme të krahut të djathtë është shpërblyer teksa ato kanë hyrë te partitë kryesore. Ka mundësuar dizinformacionin dhe propagandën si përmes kanaleve zyrtare mediatike, si “RT” dhe “Sputnik” me filialet e veta, ashtu edhe përmes mijëra trollëve të paguar të internetit. Sulmet e saj kibernetike ndaj vendeve Perëndimore prodhuan si trofe emaile dhe dokumente që iu hodhën mediave të huaja duke çrregulluar zgjedhjet presidenciale amerikane në favor të z. Trump.

Sipas kreut të shërbimit sekret gjerman, Bruno Kahl, “Europa është në fokus të sulmeve kibernetike dhe dizinformacionit rus – sidomos Gjermania, e cila zhvillon zgjedhjet federale vjeshtën e ardhshme”. Në Francë thonë që mbështetësit e Rusisë mund të interferojnë në zgjedhjet presidenciale gjithashtu. Një aktivitet i tillë na çon në të ashtuquajturat “masa aktive” të Bashkimit Sovjetik, që synonin të çrregullonin dhe diskreditonin demokracitë perëndimore.

Në Gjermaninë Perëndimore KGB-ja nuk mbështeste vetëm partitë komuniste apo militantë si Brigadat e Kuqe, por edhe grupet e ekstremit të djathtë po ashtu”, thotë Anton Shekhovtsov, eskpert i lëvizjeve europiane të ekstremit të djathtë.

Në ndryshim nga socialistët e viteve ’30, Kremlini dhe miqëtë e tij sot nuk udhëhiqen dhe aq nga ideologjia sesa nga oportunizmi(në rastin e Rusisë, korrupsioni). Qëllimi kryesor i z. Putin nuk është prezantojë një model alternativ politik, por të minojë demokracitë perëndimore, modeli i të cilave përbën një kërcënim ekzistencial për sundimin e tij në Rusi. Duke qenë se ka përjetuar kolapsin sovjetik ai është shumë i ndërgjegjshëm se joshja ndaj Perëndimit të vlerave dhe të begatë ndihmoi në mposhtjen e komunizmit. Tërheqja e kësaj ideje liberal-demokratike i lejon propagandistëve rusë të shpallin fitore.

Z. Putin ka qenë i kujdesshëm që të mos aprovojë admiruesit e tij, znj. Le Pen, z. Trump apo edhe aktivistët radikalë nacionalistë. Presidenti e shpall veten si “nacionalisti më i madh në Rusi”, por nacionalizmi që ai propozon është imperial më shumë sesa etnik.

Në Rusi jetojnë afërsisht 20 milionë muslimanë etnike, çka i bën të rrezikshme shprehjet zyrtare të shovinizmit fetar apo racial. Alexander Verkhovksy, një ekspert në fushën e nacionalizmit rus, vëzhgon se “ndërkohë që Kremlini simpatizon dhe manipulon nacionalizmin anti-perëndimor, ka vënë nën presion të paprecedentë grupet ultranacionaliste lokale”. Në muajin gusht një gjykatë ruse dënoi Alexander Belov, liderin e Lëvizjes Kundër Imigrantëve Ilegalë(e ndaluar) me 7 vjet e 6 muaj burg. Sllogani i Lëvizjes është: Rusia për rusët.

Muajin e kaluar një demonstrim nacionalist u mbajt në periferitë e Moskës. Një duzinë protestuesish u arrestuan.

Kremlini I kundërvihet nacionalizmit etnik me versionin e tij të nacionalizmit shtetëror”, thotë z. Verkhovsky – që bazohet sa në luftërat, aq edhe në arritjet shtetërore, por jo në identitetin etnik.

Në vështrimin e z. Putin kombi duhet të konsolidohet rreth ngjarjeve, figurave dhe ideve që promovohen nga Kremlini. Regjimi u tremb nga protestat spontane dhe të dhunshme të organizuara nga radikalët dhe tifozeria huligane e futbollit në Moskë në vitin 2010, por edhe nga protestat anti-Putin që vazhduan gjatë në vitet 2011-2012 e që bënë bashkë nacionalistët dhe liberalët. Putin kundërveproi me një nacionalizëm shtetëror imperial që e manifestoi veten në aneksimin e Krimesë dhe luftën në Ukrainë.

Duke bërë këto, ai i përçau me sukses nacionalistët. Shumë protestues nacionalistë u rreshtuan me kauzën imperialiste. Protestuesit liberalë u demoralizuan. Disa prej radikalëve shkuan të luftojnë në Donbass dhe më vonë u rishfaqën në Siri. Aksionet e Rusisë jashtë i lejuan z. Putin të kanalizonte protestat nacionaliste të çdo lloji larg elitës së tij të korruptuar. Dhe sërish, ndërkohë që z. Putin njeh forcën e nacionalizmit populist në Amerikë dhe Europë për diskreditimin e demokracive, e di se kjo është një substancë e rrezikshme. Në fund të fundit, fitorja e z. Trump mundet të shërbejë si frymëzim për kundërshtarët e z. Putin, që e shohin atë si epitomë të establishmentit të korruptuar.

 

Marrë nga “The Economist”

Përkthimi: ResPublica

 

 

 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Edhe ne luften e dyte boterore Russia cenoi demokracine naziste dhe e mundi ate! Po keshtu edhe cifutet neper kampe i dhunoi dhe i masakroi derisa bota besoi gabimisht se fajin e kishte Gjermania! U soll ne menyre brutale ndaj ushtrise clirimtare naziste ne Stalingrad dhe e roberoi kete qytet liridashes e europian! Nuk kane fund krimet ruse atehere dhe tani! Te vjen keq kur ndonje njeri sot mendon se nazizmi ishte shkaktar i luftes se dyte boterore! Propaganda ruse i ka marre mendte dynjase! Shyqyr qe po zgjohemi nga gjumi e po e kuptojme se si ishte e verteta!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.