Politika e “pakuptueshme” e Facebook

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 10:02

Craig Murray, ish- ambasador i Britanisë së Madhe në Uzbekistan në vitet 2002-2004, personazh i njohur publik për prononcimet e tij kundër vendimeve të perëndimit për të mbështetur qeveri të korruptuara, sjell në vëmendje një dukuri që flitet pak. Politika e administratorëve të rrjeteve sociale në shpërndarjen e postimeve të përdoruesve. Kritika e Murray vjen ndërkohë që po diskutohet shumë për rolin e këtyre mediave në zgjedhjet amerikane dhe ajo vë në diskutim spekullimet se mediat sociale u përdorën për qëllime antiamerikane.

Murray merr shkas nga një shkrim i veti i datës 11 dhjetor në të cilin hedh poshtë ato që i quan “gënjeshtra të CIA-s për ndërhyrjen ruse në zgjedhje në favor të Trump”(https://www.craigmurray.org.uk/archives/2016/12/cias-absence-conviction/). Duke bërë print screen të shpërndarjes së këtij shkrimi, Murray shkruan se 564 përdorues “besojnë se kanë shpërndarë shkrimin tim në Facebook duke shtypur butonin ‘share’ në faqen time”.

78 të tjerë janë përpjekur të shpërndajnë shkrimin nga faqja ime e Facebook”, vijon ai.

Nga këto të dhëna nis dyshimi mbi politikën e Facebook në shpërndarjen proporcionale të postimeve të caktuara. Murray vëren me të drejtë se këta 650 përdorues kanë sipas rrjetit social në fjalë 200 mijë miq.

Dhe nga këta 200 mijë, “trafiku hyrës është…22?”

“Thuajse askush nuk mund të kapë këtë faqe përmes Facebook”, shton diplomati duke lënë të kuptohet se shfaqja e postimit në miqtë e atyre që kanë bërë shpërndarje të postimit përmes lidhjes që vendoset në faqe praktikisht është bllokuar nga Facebook.

Dhe ky konstatim nuk mund të mos vihet re nga shumëkush, mjafton pak vëmendje në disa të dhëna: numri i miqve, reach i postimit, i cili varion nga postimi në postim(në varësi edhe të reagimeve). Do të rezultojë se si përdorues i thjeshtë e ke shumë të vështirë të kuptosh se cila është politika “editoriale” e Facebook. Ka një mënyrë për ta thyer këtë “censurë”. Murray propozon atë që shumëkush e ka vënë re edhe vetë: Ripostimin mekanik të materialit në murin e Facebook. Kjo vlen edhe për tëitter, ku më mirë të shkruar një postim sesa të bësh shpërndarje nga faqja origjinale.

Duket si një element shumë anësor, por Facebook dhe rrjetet sociale kontrollojnë sot forcën e opinioneve alternative duke hapur ose mbyllur rrugën. Pa folur për mbylljen e faqes si pasojë e një raportimi nga ndonjë i pakënaqur. 

https://www.craigmurray.org.uk/archives/2016/12/facebook-suppresses-truth/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.