Shkencëtarët japin alarmin për rritjen e sasisë së metanit në atmosferë

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 10:55

Përqendrimi metanit në atmosferën e Tokës ka shënuar rritjen më të shpejtë të dy dekadave të fundit. Metani është një nga gazrat më të rrezikshëm të efektit serë që kërcënon të prishë ndryshimin e klimës dhe t’i bëjnë të kota përpjekjet për frenimin e rritjes së temperaturës në dy gradë Celsius.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh  publikoi gjetjet në revistën “Environmental Research Letters” dhe do të paraqesë tendencat alarmante në Konferencën Ndërkombëtare të Unionit Amerikan të Gjeofizikës. Sipas shkencëtarëve, përqendrimet e metanit në ajër filluan të rriten në vitin 2007, ndërkohë që rritja e ishte më dramatike në vitet 2014-15.

Arsyeja për rritjen e fundit të metanit në atmosferë nuk është e qartë, por është ndoshta për shkak të rritjes së emetimeve nga mbetjet e  bujqësisë dhe blegtorisë. Megjitha sasia e përgjithshme e metanit në atmosferë është shumë më pak se dioksidi i karboni. Por metani izolon 28 herë më shumë për ngrohje, kështu që është shumë më i rrezikshëm se dioksidi i karbonit për ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.