Kissinger: Trump nuk ka precedentë, por debati duhet përqendruar mbi politikat jo retorikën e fushatës

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 15:56

Ish-Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger, deklaroi gjatë një fjale në universitetin e Oslos se paragjykimi mbi Donald Trump dëmton analizën objektive dhe nxit keqkuptimet. Ai ka bërë thirrje që debate të përqendrohet mbi politikat amerikane, e jo mbi retorikën e fushatës elektorale. Duke pranuar se një njeri si Donald Trump nuk ka precedentë në historinë politike moderne amerikane, Kissinger apeloi që “administratës së re i duhet dhënë një shans që të vërë në jetë vizionin e vet".

Nuk ka dyshim se presidenti i zgjedhur i SHBA-së është një personalitet pa precedent në historinë moderne amerikane. Dhe fushata e tij përfshinte elementë retorikë, modele sfidues…Përpara se të postulohet një krizë e paevitueshme, administratës së re i duhet dhënë një shans që të vërë në jetë vizionin e vet për rendin ndërkombëtar. Debati ndërkombëtar duhet të përqendrohet mbi evolucionin e politikës amerikane, jo mbi retorikën elektorale. Unë besoj dhe shpresoj se në dekadën që po vjen, SHBA-të do të vijojnë të përmbushin historinë e tyre në ndërtimin e paqes botërore

tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.