Rikthimi i komisarëve - një shembull nga Izraeli

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 15:10
Të merresh me politikë po bëhet shumë e vshtirë në këtë botë. Si një aktivitet që ka si parakusht lirinë e shprehjes, politika po teston durimin e një mase të madhe njerëzish që gjetën te mediat sociale dhe interneti një mundësi për t'u informuar. E me informacionin vjen edhe një ndërgjegje e re.  
Shqipëria hyn tek ato vende ku liria është e kërcënuar; jo direkt me represion. Por me ndërhyrje ligjore, me sanksione që synojnë edukimin dhe sigurinë përpara të drejtave. Me importime modelesh nga më të këqijat në përgjime masive, duke anashkaluar gjyqësorin dhe më tej akoma me stimulimin e spiunimit në administratë. Ligji i njohur për sinjalizuesit është një nga ato forma të kontrolllit punëtor të cilës i mungon vetëm formalisht organizata bazë dhe mbledhja e saj.  Në këto kushte të një fluksi informativ pa kufij, modelet importohen pa doganë, duke uniformizuar legjislacionin në një botë shumë heterogjene. 
 
Një rast shumë kreativ vjen nga Izraeli, ku ministri i Arsimit,  Naftali Bennett ka prezantuar një kod të ri etike për universitetet. Siç njofton gazeta "Haaretz" Benett ndërmori këtë masë pasi "dëgjoi shumë ankesa për një situatë në zhvillim mes aktiviteteve akademike dhe atyre politike".  
 
"Ndaj ai vendosi të mbronte studentët, të drejtën e tyre për të studiuar...pa u detyruar të dëgjojnë predikime politike  që nuk kanë të bëjnë me fushën e studimit të tyre", vijon "Haaretz" në një editorial të posaçëm për këtë çështje. 
 
 
Flitet për një agjenci censure, një reduktim thuajse kirurgjikal i aktivitetit cerebral të profesoratit të cilët duhet të hapin gojën në auditor vetëm për librin që po japin mësim. Një sulm i vërtetë ky ndaj lirisë, mbrojtja e së cilës nis kryesisht në mjediset universitare. Një liri të cilën pushteti po ja njeh vetëm vetes duke operuar me metoda represive që shpallin jo vetëm autoritarizëm, por edhe një frikë të madhe të establishmentit.  Ajo që ndodhi me Pranverën Arabe, në Europë me Greqinë, Spanjën, e Italinë, shpërtheu mirë në SHBA, po kultivon bindjen se në dorë të "popullit" kanë rënë mjete të jashtëzakonshme për të influencuar.  Sulmi po drejtohet pikërisht ndaj këtij mekanizmi që po shpartallon establishmentin. Dikur pjesëmarrja barazohej me lirinë dhe demokracinë. Sot ajo konvertohet me rrezikun e anarkisë.
 
Po të vijmë në Shqipëri shohim se amendimi i socialistëve, këtyre patogjenëve politikë kundër lirisë, për portalet, shkon paralel me këtë prirje. Duke manifestuar ndërkohë pervertimin e politikës dhe Rilindjes drejt asaj frike prej skuthi, atij çekulibrimi karakterial që pëson Smigel kur bie në dorë të diçkaje vezulluese. 
Këtu liria po barazohet në mënyrë shumë mashtruese me "zgjedhjen e zgjuar", e burgosur mes armikut të djeshëm dhe "të keqes më të vogël". 
 
Përgënjeshtrimi i kësaj oferte skllavëruese në pikëpamje intelektuale, ka vënë në lëvizje pushtetin që herë pas here shfaqet me nisma ligjore kundër medias. Që e agreson atë me lloj loj etiketash, por pa u përballur njëherë të vetme në rrugë ligjore;  një sulm i të hiperkorruptuarve të cilëve media sociale po u heq rrobat e mashtrimit për t'i nxjerrë ashtu siç janë. Janë po këta që u pëlqen specialiteti i letrës anonime, i fletërrufesë kolektive, përkundrejt lirisë së shprehjes. Një pushtet dhe një drejtues qeverie që po drejton bazuar në inercinë e një vesi të së shkuarës, e një mentaliteti që mendohej se ishte likujduar. 
 
 
 
 
 

Comments

Submitted by arkaiku (not verified) on

Qe mesuesit u perziekan me politiken, kjo (te pakten teorikisht dhe me ligj) eshte e ndaluar ne shumicen e vendeve te botes. Qe ne Izrael e kunderta ekzistoka akoma de facto, kjo nuk eshte cudi, si vend mes vendesh jo demokratike. Ndaj mendoj se shembujt e mire per arsimin duhet te vine nga perendimi me pare se nga Izraeli, dhe kryesisht nga pasuesit e botes greko-romake, qe sot gjindet dicka me shume tek vendet romane (Itali, France, etj).

Submitted by redaksia on

Ne Izrael behet fjale per profesoratin dhe jo mesuesit. Me sa dime, po te heqim ceshtjen me palestinezet, problemi i Izraelit si vend jo demokratik eshte trajtuar se fundmi, me Netanyahun. 

Rinise studentore nuk mund t'ia mohosh angazhimin, sidomos me ligj. Sa per Italine, nuk di si mund te quhet shembull nje vend ku Kryqi vendoset ne auditore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.