Masakra në Besiktas, pas shpërthimeve me 37 të vrarë dyshohet se qëndron PKK (Video)

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 13:09

Ka arritur në 37 numri i të vdekurve në Stamboll, mes të cilëve, 30 policë dhe 7 civilë. 166 është numri i të palgosurve si pasojë e dy shpërthimeve pranë një stadiumi. Autoritetet turke kanë fajësuar ISIS, FETO dhe PKK, këto dy të fundit kundërshtarë të pushtetit të Erdogan.
Sulmi i parë, sipas zyrtarëve turq kishte në në shënjestër forcat e policisë që ishin jashtë stadiumit. Shpërthimi i dytë ndodhi 45 sekonda më vonë në një park një distancë të shkurtër nga stadiumit nga një sulm vetëvrasës.
Zyrtarët turq kanë dyshime të forta se ndoshta pas sulmit qëndron Partia Kurde e Kurdistanit (PKK) "Të dhënat tregojnë PKK. Ajo është e projektuar në mënyrë të qartë për të sulmuar. Do të ketë hetime të plota për këtë. Nuk mund të them asgjë ende" - tha një zyrtar turk.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.