Kreu i FBI-së Comey, krahasohet me J Edgar Hoover. Zëra që kërkojnë dorëheqjen e tij

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 06:02

Zgjedhjet amerikane janë bërë pis në legjitimitetin e tyre pas disa lajmeve të fundit sipas të cilave CIA mendon se Rusia ka ndikuar në rezultatin e tyre. Një prej senatorëve demokratë, Harry Reid, deklaroi se përgjegjësia për këtë që ndodhi me Rusinë dhe lojërat e saj në zgjedhje duke favorizuar Donald Trump, i shkon Byrosë Federale të Hetimit dhe drejtuesit të saj, James Comey. Sipas Reid , Comey ka lejuar që kjo të ndodhë, pra që aktivitetet e hakeruesve të realizohen dhe mandej WikiLeaks të publikonte materialet që sipas tij kthyen opinionin amerikan.

FBI-ja kishte prej kohësh këtë material, por Comey, që sigurisht është republikan, refuzoi të bënte të njohur informacione specifike për Rusinë dhe zgjedhjet presidenciale”, tha Reid.

Sipas tij, Comey ishte shumë zhgënjyes dhe e ka krahasuar drejtorin aktual me themeluesin e FBI-së, J Edgar Hoover, i cili ishte pjesë e lojërave për pushtet, pavarësisht detyrës kushtetuese.

Comey duhet të japë dorëheqjen”, shtoi Reid.

Ndërkohë sot WikiLekas, ka publikuar 810 emaile për John Bolton, zv.sekretar i Departamentit të Shtetit në administratën e re Trump. 

https://www.theguardian.com/us-news/2016/dec/10/fbi-russia-trump-electio...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.