“Qyteti pa hebrenj”, zbulohet pas 90 vitesh filmi profetik për shfarosjen e hebrenjve nga nazistët

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 22:37

Konsiderohej i zhdukur për më shumë se 90 vjet dhe të gjithë menduan se kishte humbur përgjithmonë. Megjithatë film - profeci për shfaqjen e nazizmit "Qyteti pa hebrenj" i vitit 1924 u shpëtua nga prishja dhe pritet të rishfaqet pas përpunimit digjital. Sipas një artikulli nga Guardian, filmi është i bazuar në novelën e një  autor hebre Hugo Betaouer të titulluar «Die Stadt ohne Juden» (Qytet pa hebrenj). Ai u shfaq në Vjenë në korrik të 1924 dhe filmi është shokues për ngjashmëritë me praktikat e Rajhut të Tretë, që u zbatuan disa vite më vonë kundër hebrenjve.

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, banorët e një qyteti gjermanisht folëse fillojnë t’i kundërvihen njëri-tjetrit. Politikanët gjetën shpejt një kokë turkukancelarja njoftoi "dëbimin nga qyteti të gjithë hebrenjve". Sipas gazetës britanike The Guardian, filmi pa zë u zbulua rastësisht në një treg parizien dhe pasi u përpunimit digjitale, do të kthehet në formën e orgjinale për të patur për herë të parë me premierën në vjeshtën e  2017 me një kolonë zanore nga orkestra e Vjenës.

Vlen të përmendet se Betaouer, autori i librit mbi të cilin u bazua filmi  u vra në zyrën e tij  disa muaj pas premierës së filmit nga një ish-anëtar i partisë naziste, në atë kohë e ndaluar nga ligji.  Johan Ryman, i cili luan protagonistin hebre, më vonë hyri në partinë naziste dhe në vitin 1944 shërbeu në Aushvic, ndërsa aktori Hans Moser, i cili luajti një nga më antisemitët më të egër në  film u detyrua të largohet nga Austria për shkak se nuk pranoi të ndante gruan hebreje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.