Komunikimet telefonike dhe ato elektronike në dispozicion të SHISH e policisë brenda 24 orëve. Kundërshton ministri i Drejtësisë

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 08:45

Ajo që dyshohej dhe u përfol muaj më parë ka marrë jetë në formën e një projektligji. Gazeta “Shqiptarja.com”, publikon sot disa dispozita të shtuar në ligjin “Për komunikimet Elektronike”, të cilat mbajnë firmën e dy ministrave, Tahiri e Harito, e të cilat parashikojnë ndër të tjera që komunikimet telefonike e ato elektronike u vihen në dispozicion Shërbimit Informativ, Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake.

Pika 6 e nenit 101, ndryshohet me këtë përmbajtje: “Ruajtja dhe administrimi i të dhënave për qëllime të ndjekjes penale, ruajtjes së sigurisë publike dhe kombëtare. Të dhënat që ruhen në këto skedarë duhet të vihen në dispozicion të Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore, sipas kërkesës së tyre edhe në formë elektronike, brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës penale”.

Pas pikës 6, shtohen dhe pikat 7,8,9 dhe 10 me këtë përmbajtje:

7. Përveç sa parashikohet në pikën 6, të dhënat për: identifikimin e pajtimtarit kur dihet numri dhe adresa e IP; identifikimi i pajisjeve apo adresave të IP për një pajtimtar të dhënë; identifikimi i vendndodhjes së një pajisjeje fundore apo IP, u vihen në dispozicion autoriteteve të përcaktuara në pikën 6, sa më parë, por në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga paraqitja e kërkesës. 

8. Për nevojë të ruajtjes së sigurisë publike dhe kombëtare, parandalimit të krimeve të rënda dhe akteve terroriste, të dhënat e përcaktuara në pikën 7, ju vihen në dispozicion nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, Shërbimeve Informative dhe të Inteligjencës, Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake jo më vonë se 24 orë nga paraqitja e kërkesës së tyre. 

9. Informacioni kërkohet dhe u jepet personave të autorizuar nga titullarët e shërbimeve dhe njësitë e përmendura në pikën 6 të këtij neni, në një formë të verifikueshme

Është e dallueshme fare lehtë se pëgjimi ligjërohet si praktikë normale nga disa institucione, të cilat mjafton që të bëjnë kërkesë tek operatorët që ofrojnë shërbimet telefonike dhe internet. Kapërcehet gjykata dhe prokuroria në emër të luftës për rendin publik. Pak muaj më parë kjo gjë u paralajmërua në një takim mes ministrt Tahiri dhe operatorëve të telefonisë celulare. Sot ajo zbulohet si nismë ligjore e mbajtur larg syve të medias, ndërkohë që është e paqartë neë këto të dhëna që merren për të gjithë ne kaq lirshëm, do t’u shërbehen shërbimeve partnere apo jo. “Shqiptarja.com” shkruan se projektligji është kundërshtuar nga ministri I Drejtësisë, Manjani, pikërisht me rezervën se ai shkel privatësinë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.