Putini dhe Rusia, armiqtë e domosdoshëm të elitave që po bien - fillon loja edhe me zgjedhjet gjermane

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 22:05

Donald Trump fitoi. Dhe fitoi zgjedhjet duke patur kundër të gjithë. Një pjesë e establishmentit që mendonte se do ta kalonte lehtë, është zhgënjyer shumë nga populli amerikan, të cilit duket se nuk i thotë dot hapur që “nuk mbush”. Kështu që u gjet teza se zgjedhjet u afektuan nga lajmet false dhe nga propaganda ruse. Por ky establishment ka vesin se nuk zhgënjehet asnjëherë nga vetja, nga dështimi i vet.  

Aq sa në mediat kryesore amerikane po fabrikohet absurdi si e vërtetë(http://www.respublica.al/2016/11/27/d%C3%ABshtimi-total-i-medias-tradicionale-fajin-p%C3%ABr-humbjen-e-clinton-e-ka-interneti-dhe-putin).

Kjo përpjekje që nuk e sheh përgjegjësinë asnjëherë te gabimet e politikës, te mbyllja e një cikli që mbante në këmbë një gënjeshtër, po krijon një perspektivë armiqësimi dhe ndarjeje që mund të prekë edhe paradigmat e të drejtave që dallojnë shoqëritë perëndimore. Mundet të kalohet në ndryshime thelbësore për shkak të disa gabimeve të një grushti njerëzish. P.sh para votës për daljen ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, pati zëra që apeluan se referendumi për këtë çështje ishte shumë i rëndësishëm sa për t’u trajtuar me votë plebishitare(http://www.respublica.al/2016/06/01/%E2%80%9C%C3%A7%C3%ABshtje-q%C3%AB-i-takon-parlamentit%E2%80%9D-referendumi-si-miklohet-populli-me-iluzionin-e-sovranit). Dhe se në kësi rastesh është Parlamenti dhe demokracia e deleguar që vihet në lëvizje. Pasi për çështje të caktuara duhet një gjykim i kualifikuar. Për këtë edhe njerëzit votojnë disa përfaqësues.

Mirëpo ajo që sot quhet si populizëm te liderët “antiestablishment”, në fakt është një kundër-reagent ndaj populizmit të liderëve të establishmentit që synojnë të akaparojnë çdo gjë duke likujduar përfaqësimin dhe ngritur në fuqi një klikë, apo kastë. Matteo Renzi në Itali kërkoi referendum për një draft kushtetues, kur mund të negocionte në parlament. Në vend se të ofronte garanci për zhbërjen e një sistemi që në Itali lexohet si gangrenë, ai provokoi frikën se do të kthehej në një Duçe të vogël, apo në një Berluskon në një shkretëtirë institucionesh reale. Te këto politika do kërkuar ajo votë urrejtjeje që e hodhi në shesh Renzin dhe arrogancën e tij e që po shpërthen ngado.

Në vend të analizës, ky krah i politikës po fabrikon me nxitim kërcënimin rus. I cili nuk ka mjetet që të luajë kaq shumë dhe të imponohet maisvisht në një shoqëri të hapur. Aradhës së viktimizimit i shtohet së fundmi edhe Gjermania, një vend ku Angela Merkel kërkon një mandat të katërt. Menjëherë sapo fitoi Trump, mediat kryesore i bënë vend mendimit se tani Pishtarin e Demokracisë e merr Gjermania, se “Pax Americana” mori fund(http://www.wsj.com/articles/from-romes-reign-to-pax-americana-1481210338?mod=e2fb). Në këtë kuadër Merkel u rifut në lojë.

Mirëpo përkundrejt rritjes së emocioneve ksenofobe, ajo bëri disa lëvizje: doli hapur kundër burkës në publik dhe së fundmi Gjermania miratoi edhe ajo, mekanizmin pezullues të lëvizjes pa viza. Natyrisht këto duket se nuk mjaftojnë. Ndaj sot, Hans-Georg Maassen, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, agjencia e sigurisë së brendshme të Gjermanisë, deklaron se Rusia po synon të ndikojë edhe në zgjedhjet gjermane.

Ka të dhëna përherë e më të dhumta të përpjekjeve për të ndikuar zgjedhjet federale vitin e ardhshëm

citon Al Jazeera, Maassen. Sipas tij ka “një rritje agresive të spiunazhit kibernetik”.

http://www.aljazeera.com/news/2016/12/bfv-russia-destabilise-germany-161208141856179.html.

Më tej zyrtari në fjalë është shprehur se “përdoruesit e mediave sociale mund të bëhen pre e dizinformacionit”.

Këto shqetësime janë ngritur edhe nga Merkel një muaj më parë, por pa saktësuar se çfarë dhe si realizohen këto sulme që ndikojnë kaq shumë. Është shumë e qartë se ky ekip në Perëndim po vë nën goditje atributet e botës së re të cilën e krijoi dhe të cilën e mediatizoi si arritje të lirisë e demokracisë. Bota e internetit që likujdon simetrinë e pushtetit, duke shfuqizuat vertikalizimin absurd të jetësuar deri më dje, sot gjendet në udhëkryq. Dhe për këtë pushteti tradicional nuk ka më një përgjigje. Ndaj shpiket Rusia e cila na qenka rrezik edhe për zgjedhjet qesharake shqiptare që mbahen vitin që vjen. Zgjedhje të cilat kanë vetëm një kërcënim: lësëizimin si filozofi elektorale. Apo: Votë me para në dorë

Nëse i hedhim një sy biografisë së zyrtarit gjerman, ai ka kundërthëniet e veta. P.sh edhe në Wikipedia lexohet se Maassen në vitin 2013 vizitoi selinë qendrore të NSA-së amerikane dhe aty ra dakord që t’i kalonte amerikanëve të gjitha të dhënat e mbledhura nga Zyra që ai drejtonte. Një akt që na kujton atë thënien e Edi Ramës se “mes miqve nuk ka pse të shqetësohemi për spiunazhin”. Po kështu, Maassen ka deklaruar se Snowden është bashkëpunëtor i rusëve dhe se për këtë i mjaftonte një deklaratë e dezertorit të KGB-së, Oleg Kalugin(https://en.wikipedia.org/wiki/Hans-Georg_Maa%C3%9Fen#cite_note-bmi-2012-1).

Qëndrime që të bëjnë të mendosh për sportivitetin e zyrtarit gjerman, i cili me siguri që i ka deklarata personale. Vetë presidenti amerikan Barack Obama cilësoi në intervistën e fundit për “Der Spiegel”, se “Snowden ngriti probleme të drejta, por jo në mënyrën e duhur”, duke shtuar se ai “nuk mund të falte dikë që nuk ka dalë para gjykatës”.  

Të gjitha këto mesazhe çojnë drejt një pike: nevojës që ka kjo elitë për të kufizuar pjesëmarrjen në politikë në formën që sot e realizon interneti. Dhe kufizimi nuk mund të mos prekë të drejtat. Britania e Madhe sapo ka miratuar një ligj që ligjëron përgjimin dhe survejimin masiv. Ligji është çuar në Gjykatën Europiane dhe do të presë shqyrtimin aty. Kjo është një provë që mund të ecë zinxhir në mbarë Europën, për të mbërritur edhe në qoshen tonë në Shqipëri. Përpjekjet nuk kanë munguar dhe ato janë frenuar pikërisht nga ajo Europë që sot kërcënohet nga frika e një elite që nuk di të japë shpjegim dhe përgjigje për atë që ndodhi në SHBA. Që e përjeton ngjitjen e Trump si rrëzimin e çatisë së një shtëpie që po duket se i mungojnë themelet. Një ngrehinë e cila u menaxhua nga liderë që luajnë me popullin referendumçe sa herë ja lyp halli i momentit e që si duket po mbërrin në fundin e vet që është edhe fundi politikës që parimet i ka mbushur me llafe e i ka zbrazur nga kuptimi.

Ndaj e sigurtë është se Putini tashmë u duhet të gjithëve si kërcënimi legjitim. Të paktën për ca kohë. 

Comments

Submitted by Philo - Russe (not verified) on

Ndoqet tekstin e nje reportazhi te transmetuar nga "Russia Today".

Submitted by Asllan (not verified) on

Fajin e ka Saliu ne nivele lokale, ndersa ne nivele globale e ka Putini! Ketu shihet edhe lidhja mes Saliut e Putinit, PD dhe sllaveve!

Submitted by Kapllan (not verified) on

Llono, po tejkalon edhe vetvehten. Je halucinant, sic duket nuk mjafton me hashashai, pake kaluar te drogat e forta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.