ShBA, Senati miraton rezolutën për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Rusia mbështet referendumin

Postuar në 07 Dhjetor, 2016 20:03

Komiteti për Çështjet e Jashtme në Senatin Amerikan ka miratuar me unanimitet rezolutën për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Javën e kaluar disa media në ShBA e ngritën me shqetësim faktin se rezoluta mund të zvarritej deri në ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të adminostratës së re të Donald Trump. Sot dokumenti ka kaluar dhe ai po interpretohet si një “përgjigje e qartë ndaj politikës të Rusisë në Europë”.

Agjencia serbe e lajmeve “B92” raporton se nxitjen kryesore për miratimin e saj e ka dhënë senatorja demokrate Jeanne Shaheen, e cila ka kërkuar një vendim përpara shpërbërjes së kongresit aktual.

Në kushtet e tanishme të krijuara nga ky angazhim i SHBA-së, Mali i Zi pritet ta plotësojë anëtarësimin në gjysmën e parë të vitit 2017, një proces që përmbyll Ballkanin në Aleancën e Atlantikut të Veriut, përveç Serbisë, Kosovës dhe Bosnjes. Maqedonia ka bërë aplikimin, ka përmbyllur çdo kërkesë, por vuan veton greke për shkak të emrit.

Rusia ka kërkuar që për anëtarësimin duhet zhvilluar një referendum dhe në këtë pikë ka mbështetje nga opozita. Ishte Milo Gjukanoviç, figura kryesore e Malit të Zi që luajti shpejt duke mbyllur këtë mundësi, kuptohet në këmbim të disa garancive personale.
Agjencia serbe shton se në Mal të Zi sondazhet kanë evidentuar se mbështetja për anëtarësim në NATO nuk ka kaluar asnjëherë 50%.

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=12&dd=07&nav_id=99889

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.