Reagim nervoz i BE-së për akuzat e PD-së ndaj Euralius: Përgjegjësinë e përkthimeve e kanë institucionet shqiptare

Postuar në 06 Dhjetor, 2016 18:22

Me një nervozizëm të dukshëm Bashkimi Europian ka reaguar ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike për gabime të qëllimshme në përkthimin e Ligjit të Vetting-ut nga misioni Eralius. Zëdhënësja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së dhe për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Marija Kocijançiç ka përcjellë qëndrimin e  Brukselit ku thuhet se për përkthimin e dokumentacionit që u dërgohet palëve të treta jashtë vendit u lihet përgjegjësia institucioneve shqiptare.

Transmetimi i përkthimeve zyrtare të çdo dokumenti është përgjegjësi vetëm e atyre institucioneve shqiptare që i paraqesin ato para Komisionit të Venecias. BE dënon përhapjen publike të akuzave të rreme që pretendonin se EURALIUS dhe Delegacioni i BE-së janë përfshirë në gabime që supozohen të qëllimshme në përkthimin anglisht të legjislacionit shqiptar që i është dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias.

Shqiptarët mbështesin në shumicë dërrmuese reformën tërësore të drejtësisë që përfshin procesin e rivlerësimit (vetingun). Veprimet apo deklaratat, të cilat në mënyrë artificiale synojnë të krijojnë konfuzion, duket se kanë të vetmin  qëllim që të mundohen të vonojnë zbatimin e reformës së drejtësisë, përfshirë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. BE-ja është e vendosur të vazhdojë të sigurojë gjithë asistencën e nevojshme që qytetarët e Shqipërisë të kenë qasje në një sistem drejtësie të besueshëm dhe të përgjegjshëm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.