Z. Braçe kërko arrestimin e Kelment Balilit…nëse mundesh! Ose zbardhjen e “firmës false” nga Erjon Veliaj

Postuar në 06 Dhjetor, 2016 12:58

Sot në disa media u publikuan pjesë nga diskutimet e zhvilluara në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mes të cilave spikaste një propozim I Erjon Braçes që “të arrestojmë ndonjë drejtor të LSI-së”. Ose për ta shkruar saktë: “LSI-së t’i arrestojmë ndonjë drejtor”. Lajmi është i vërtetë si frymë politikë sepse këtë praktikë ka ndjekur kjo parti që në kohën e përplasjeve në vitin 2001. Ndërkohë, Braçe, citohet që të ketë përgënjeshtruar sot lajmin përmes një postimi në Facebook. Shkruan kryetari I Komisionit Parlamentar të Ekonomisë:

Une nuk arrij te kuptoj se si ka mundesi qe, gazetare qe nuk jane fare ne mbledhje, nuk kane asnje mundesi te dine germe per germe-kjo do te thote zbardhje, cfare thuhet ne ate mbledhje, te publikojne si zbardhje e per me shume te verteta,  deklarime qe i shkruajne vete, po e perseris, pa asnje mundesi te kene qene ne mbledhje.

Dhe gjithcka qe publikojne ne kete menyre, as qe e konsultojne me personin te cilit i vene ne goje fjalet e tyre-domethene ato fjale qe ata mendojne se i ka thene Erion Brace, jo fjalet qe Erion Brace ja thote kujtdo, pra edhe atyre po te pyesin”.

Nuk dihet si qëndron e vërteta në këtë rast, por po të jetë për raste të tjera të gallatë - politikë në mbledhjet e PS-së, pë rata që nuk e dinë ka dy mënyra sesi këto diskutime rrjedhin:

1.       Ndonjë deputet apo funksionar që do ta ketë mirë median hap celularin në voice recorder dhe regjistron, ose mban thirrjen e ndonjë gazetari të hapur duke lejuar regjsitrimin(Mes këtyre sot që flasim ka edhe ndonjë ministër)

2.       Metoda tjetër është ajo e nxjerrjes së qëllimshme të lajmeve për të goditur njërin apo tjetrin.

Pra nuk pritet ndonjë seriozitet nga këto gjallesa politike që zhurmojnë jetën publike në vend. Çdo gjë mund të ndodhë. Çështja është tjetër: edhe nëse z. Braçe nuk ka bërë një propozim për arrestim drejtorësh të LSI-së, pse nuk kujtohet, që në dritën e “këtyre shpifjeve” nga mediat që e bëjnë atë të jetë “lajm” krejt pa arsye, të kërkojë arrestimin e të kërkuarve. P.sh të kërkojë arrestimin e Kelment Balilit, ish-drejtor i LSI-së për më tepër, i cili është shpallur në kërkim, e për të cilin u luajt një shfaqje e denjë për ADN-në e PS-së, gjatë verës.

Një pyetje kjo meqenëse z. Braçe luan rolin e njeriut të popullit, për popullin, por edhe për partinë. Pse nuk kujtohet dikush që t’i thotë ministrit të Brendshëm ta kërkojë apo ndalojë Balilin e ta çojë para gjykatës, pavarësisht cila është gjendja e këtyre të fundit. Cilat janë arsyet që nuk bëhet kjo është shumë e qartë, edhe pë rata që adhurojnë baletin verbal të kryeministrit për çdo të djelë.

Sa për z. Braçe, pyetja ishte formale, meqenëse sot u keqpërdor nga mediat për të disatën herë. Pasi e kemi të qartë se nuk mund të merret aq seriozisht sa t’i kërkohet edhe një gjë e tillë. Të paktën të kërkojë si qëndron puna e falsifikimit të firmës nga Erjon Veliaj, qoftë edhe për kuriozitet gazetaresk. kuriozitet gazetaresk.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.