Rouhani, paralajmërim të rreptë për Trump: Nuk do lejojmë të shqepë marrëveshjen për programin bërthamor

Postuar në 06 Dhjetor, 2016 11:29

Paralajmërim të rreptë në adresë të SHBA-ve dërgoi presidenti i Iranit Hassan Rouhan lidhur marrëveshjen për programin bërthamore pas deklaratave të James Mattis i cili pritet të marrë detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, në administratën e ardhshme amerikane.
"Irani nuk do të lejojë Donald Trump të shkatërrojë "marrëveshjen për programin bërthamor të nënshkruara me fuqitë botërore," tha të martën Rouhani. Trump mund të dojët ë bëjë shumë gjëra, por asnjë veprim i tij nuk mund të na ndikojnë. A besoni se SHBA thjesht mund të anulojë marrëveshjen? A mendoni se vendi ynë do të lejojë që ata të bëjnë këtë? " shtoi Rouhani në një fjalim në Universitetin e Teheranit që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
Këto deklarata të presidentit iranian vijnë pak ditë pas deklaratave të Mattis, i cili tha se qeveria e re duhet të shqyrtojë disa opsione të mëparshme, sidomos në mbrojtje dhe në politikën e jashtme, duke përfshirë edhe marrëdhëniet me Kubën dhe marrëveshjen e energjisë me Iran.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.