PD del me një tezë të re, flet për një variant të Vetting-ut që është çuar në Venecia jo nga Gjykata Kushtetuese

Postuar në 06 Dhjetor, 2016 15:01

Partia Demokratike nxori në një konferencë nënkryetarin e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashin për të mbrojtur sërish tezën se përkthimi i dërguar në Venecia ishte i gabuar, por me një pretendim të ri se në Komisionin e Venecias është dërguar një variant i Ligjit të Vetting-ut, para se atë ta dërgonte Gjykata Kushtetuese.

Më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka dërguar zyrtarisht, përkthimin zyrtar, që gjendet në faqe dhe është korrekt dhe Komisioni i Venecias e ka publikuar këtë variant, pa hequr atë të vjetrin. Ka edhe një fakt tjetër të rëndë. Komisioni i Venecias tregon se versioni i parë i ligjit nuk daton as datën 18 tetor e as 16 nëntor që është në web site, por datën 16 tetor. Pra, varianti është dërguar disa ditë para se ta dërgonte gjykata. Pyetja që shtrohet është: kush kishte interes të çonte Komisionin e Venecias në drejtim të gabuar? Sepse ka ndryshim të përmbajtjes substanciale, për ta bërë versionin shqip të duket më pak i rëndë në anglisht. Janë deformime të rënda dhe mangësi të tjera

u shpreh më tej Bylykbashi.

Një ditë më parë ambasadori amerikan, Donald Lu, duke iu referuar ankesës së PD-së për përkthimin gabimi nga Euralius të Ligjit të Vetting-ut tha se SHBA sheh prova që këta persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.